Akademia e Studimeve Albanologjike përveç angazhimit individual përsa i takon solidarizimit moral dhe kontributit financiar për eleminimin e pasojave të tërmetit, shpreh gadishmërinë për të vënë në dispozicion, kur t’i kërkohet, specialistët e vet për evidentimin e dëmeve në objektet arkeologjike e kulturore të cilësuara monumente kulturore, si dhe për çdo angazhim tjetër ku do të vlente kualifikimi dhe eksperienca jonë.