Më datë 15 nëntor, nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë u organizua ceremonia e dhënies së çmimeve për veprat shkencore më cilësore për antifashizmin e shqiptarëve të botuara gjatë tri dekadave të fundme. Synimi themelor i këtij konkursi ka qenë që, të dalë në pah se çfarë vëmendje të jashtëzakonshme shkencore e publike ka pasur gjatë kësaj periudhe qëndresa antifashiste e popullit shqiptar.
Juria e cila bëri dhe përzgjedhjen e veprave fituese përbëhej nga akad. prof. dr. Marenglen Verli (Kryetar i Jurisë), rektor i Akademisë së Studimeve Albanologjike, prof. dr. Valentina Duka, prof. dr. Hamit Kaba anëtar i Senatit Akademik të ASA-së, akad. prof. dr. Jusuf Bajraktari dhe on. Mario Brunetti.
Çmimi për studiuesin shqiptar iu dha veprës “Shqiptarët në Luftën e Dytë Botërore”, me autor studiuesin Paskal Milo,
ndërsa çmimi për studiuesin e huaj iu dha veprës “Lufta e fshehtë në Shqipëri – një histori e misioneve britanike 1940-1945”, me autor studiuesin Roderick Bailey.