Dita e parë e tryezës shkencore: “Shqiptarët në Luftën e Dytë Botërore”

5 Nëntor, 2019 Njoftime

Sot, në mjediset e Muzeut Historik Kombëtar, u zhvillua dita e parë e tryezës shkencore “Shqiptarët në Luftën e Dytë Botërore”. Kjo tryezë u organizua nga Instituti i Historisë pranë Akademisë së Studimeve Albanologjike në bashkëpunim me Muzeun Historik Kombëtar.

Fjalën hapëse të këtij takimi e mbajti drejtori i Institutit të Historisë, akademik Beqir Meta, dhe drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, dr. Dorian Koçi, të cilët pasi falënderuan të pranishmit në këtë aktivitet, përgëzuan iniciatorët e kësaj tryeze.
Në vazhdim të konferencës, referuan:
– Prof. dr. Sonila Boçi, e cila paraqiti kumtesën me titull: “Tipare të rezistencës shqiptare gjatë viteve 1939-1944”,


– Prof. dr. Teki Kurti, paraqiti kumtesën me titull: “Rezistenca shqiptare kundër ushtrive të boshtit dhe marrëdhëniet e saj me anglo-amerikanët”,


– Dr. Marenglen Kasmi , paraqiti kumtesën me titull: “Rezistenca shqiptare gjatë pushtimit gjerman 1943-1944’’,


– Drejtori i Përgjithshëm i Arkivave, dr. Ardit Bido, paraqiti kumtesën me titull: “Mes unitizmit nacionalizmit, luftës e komunizmit. Roli i fuqive pushtuese dhe i klerikëve shqiptare në çështjen e Kishës Ortodokse Autoqefale gjatë Luftës së Dytë Botërore”,
– Prof. dr. Bernard Zotaj, paraqiti kumtesën me titull: “Organizimi ushtarak dhe i prapavijave në zonën operative Vlorë-Gjirokastër”.

 
2024 © Institutet dhe qendrat e Albanologjisë. TË GJITHA TË DREJTAT TË REZERVUARA. POWERED BY WEBART.AL