Ligjërata e tretë e ciklit “Tragë”

5 Nëntor, 2019 Njoftime

Në ambientet e IAKSA-së u organizua ligjërata e tretë e ciklit “Tragë”.
 E ftuara e radhës ishte dr. Ledia Dushi, e cila foli për ritin e gjamës dhe shndërrimin e dhimbjes në mit.


Gjatë fjalës së saj, dr. Ledia Dushi theksoi se një nga mënyrat e veçanta të reagimit ndaj vdekjes është edhe Gjama e Burrave, një prej riteve të ceremonialit mortor, i cili ekzekutohet nga një grup burrash prej një fshati apo krahine, sipas një rregulli të hershëm. Ky ritual, i plotë ka mbijetuar deri tani në trevën e Dukagjinit.

Nëpërmjet kësaj ligjërate u synua trajtimi i ritit të gjamës dhe nëpërmjet saj elaborimi i fatalitetit të vdekjes si koncept. Njeriu ka reaguar në mënyra të caktuara ndaj dhimbjes, ndaj të padukshmes, të pasigurtës duke krijuar nëpërmjet ritualeve një “rrokulli” pritëse me elementë dhe figura mitike.

2024 © Institutet dhe qendrat e Albanologjisë. TË GJITHA TË DREJTAT TË REZERVUARA. POWERED BY WEBART.AL