Në takimin e radhës të seminarit permanent “Përthyerje antropologjike” u paraqitën gjetjet e një studimi të ndërmarrë nga studiuesit e Institutit të Antropologjisë Kulturore dhe Studimit të Artit në komunitetet rurale dhe urbane që banojnë në zonat kufitare mes Shqipërisë dhe Kosovës.
Bashkë me rezultatet paraprake që burojnë prej të dhënave etnografike, në këtë takim u shfaqen katër dokumentarë të shkurtër etnografikë, të realizuar nga studentë nga Shqipëria dhe Kosova në kuadër të Laboratorit të Antropologjisë Vizuale, që problematizojnë raportet midis njerëzve dhe kufijve, mes shqiptarëve dhe kufirit shtetëror Shqipëri-Kosovës.