Vizitë e z. Ylber Sela, drejtor i Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës në ASA

16 Tetor, 2019 Njoftime

Së fundmi, në Maqedoninë e Veriut është themeluar Agjencia për Zbatimin e Gjuhës që e flasin së paku 20% e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë. Kjo Agjenci shtetërore ka mision të ndërtojë një mjedis institucional që respekton detyrimet kushtetuese dhe ligjore, mbron, promovon, ruan dhe zbaton të drejtën gjuhësore të të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut, përmes:

  • Bërjes së politikave gjuhësore dhe unifikimin e nocioneve administrative në bashkëpunim me ekspertë të fushës dhe institucioneve gjegjëse brenda dhe jashtë vendit,
  • Trajnimit të përkthyesve dhe lektorëve nëpër të gjitha institucionet e vendit,
  • Sigurimin dhe furnizimin e softuerit të përkthimit me fjalë dhe shprehje për institucionet qendrore,
  • Dhënies së këshillave ligjore qytetarëve për të drejtën e gjuhës amtare, etj.

Z. Ylber Sela, drejtor i kësaj Agjencie, kërkoi dhe mori takim, në datë 15 tetor, me rektorin e Akademisë së Studimeve Albanologjike, akademik Marenglen Verli dhe drejtorin e Institutit të Gjuhësisë dhe Letërsisë, prof. dr. Valter Memishaj, me qëllim arritjen e një bashkëpunimi të ngushtë me interes të ndërsjellë. Z. Sela ju paraqit një ekspoze e historikut dhe veprimtarisë së ASA.


Palët ranë dakord të bashkëpunojnë, duke vlerësuar se ky bashkëpunim që do të konkretizohet me nënshkrimin e një marrëveshje dypalëshe do të ndihmojë dhe lehtësojë trajtimin e çështjeve gjuhësore në Republikën e Maqedonisë së Veriut.


Delegacioni i ardhur në këtë takim vlerësoi lart arritjet e ASA. Në përfundim të bisedimeve, delegacioni vizitoi Muzeun Arkeologjik, frut i punës shumëvjeçare të arkeologëve tanë, i cili ndodhet në godinën qendrore të ASA.

2024 © Institutet dhe qendrat e Albanologjisë. TË GJITHA TË DREJTAT TË REZERVUARA. POWERED BY WEBART.AL