Mё datё 12 tetor 2019, dr. Gjon Boriçi, studiues nё Institutin e Historisё/Departamenti i Historisё Bashkёkohore, mori pjesё nё konferencёn shkencore ndёrkombёtare qё u mbajt nё Vlorё me rastin e 70 vjetorit të marrёdhёnieve diplomatike shqiptaro-kineze: “Marrёdhёniet shqiptaro-kineze: tradita, gjendja dhe e ardhmja” ku mbajti kumtesёn me titull: “Mbёshtetja e Republikёs Popullore të Shqipёrisё dhёnё Republikёs Popullore të Kinёs nё hedhjen poshtё të teorisё sё ‘dy Kinave’ nё epokёn e Luftёs sё Ftohtё”.
Marrёdhёniet shqiptaro-kineze nё epokёn e Luftёs sё Ftohtё janё kthyer nё njё objekt tё mirёfilltё studimi. Nё kuadёr tё 70 vjetorit tё marrёdhёnieve shqiptaro-kineze (1949-2019), ngjarjet qё kanё shёnuar miqёsinё e ngushtё ndёrmjet dy vendeve janё tё shumta. Epoka e Luftёs sё Ftohtё ishte shumё e vёshtirё pёr Republikёn Popullore tё Kinёs. Qё nga themelimi i saj nё tetor tё vitit 1949, pёr t’u afirmuar si shtet nё marrёdhёniet ndёrkombёtare, asaj iu desh tё kalonte tre revolucione, dy luftёra dhe marrёdhёnie tejet tё vёshtira me Bashkimin Sovjetik dhe gati nё acarim tё pёrhershёm nё prag lufte me Shtetet e Bashkuara tё Amerikёs deri nё vitin 1971. Teoria e “dy Kinave” ishte njё element qё u pёrdor pёr tё mbajtur nёn kontroll Republikёn Popullore tё Kinёs nga dy superfuqitё e atёhershme. Nga hulumtimi i kujdesshёm i arkivave qё dr. Boriçi ka kryer dhe nga studimi i literaturёs sё huaj adekuate, Republika Popullore (Socialiste) e Shqipёrisё nё atё epokё ka luajtur njё rol jo tё vogёl pёr t’u bёrё zёri i të drejtave legjitime të Kinёs nё instancat mё tё larta tё organizatave ndёrkombёtare ku mё e rёndёsishme ishte ajo e Kombeve tё Bashkuara nё tё cilёn Shqipёria 1.6 milionёshe ishte anëtare me tё drejta tё plota ndёrsa Kina 700 milionёshe, jo.
Kinёn nё OKB e pёrfaqёsonte Tajvani, gjё qё nuk u pranua asnjёherё nga udhёheqja dhe qeveria kineze e atyre viteve dhe as nga qeveria e Shqipёrisё. Teoria pёr tё patur pёrfaqёsimin e “dy Kinave” u çimentua nё garёn pёr supremaci ndёrmjet dy superfuqive dhe mbetet edhe sot e kёsaj dite objekt diskutimi dhe debati duke qenё se nuk ka pёrfunduar procesi i bashkimit tё Kinёs me Tajvanin dhe nuk dihet nёse do tё ndodhё. Tema qё prezantoi dr. Boriçi ishte historiko-politiko-analitike. Nё tё u paraqitёn pёr herё tё parё nga dr. Boriçi dokumente arkivore tё pa trajtuar mё parё nga diskutimet ndёrmjet lidershipit shqiptar dhe atij kinez pёr kёtё çёshtje nё epokёn e Luftёs sё Ftohtё tё cilёt tёrhoqёn vёmendjen e studiuesve shqiptarё dhe kinezё tё pranishёm nё konferencё.