“Marrëveshje bashkëpunimi” mes ASA dhe Universitetit të Shkodrës

14 Tetor, 2019 Njoftime

Akademia e Studimeve Albanologjike, e përfaqësuar nga rektori akademik prof. dr. Marenglen Verli dhe Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, i përfaqësuar nga rektori, prof. dr. Adem Bekteshi, nënshkruan një “Marrëveshje bashkëpunimi”, nëpërmjet të cilës, të dy palët bien dakord të bashkëpunojnë në çdo kohë dhe ta shtrijnë këtë bashkëpunim në të gjitha fushat e veprimtarisë së tyre dhe për të cilat shfaqin interes të përbashkët.


Kjo marrëveshje e nënshkruar midis dy institucioneve do të përfshijë: fushat akademike me interes të përbashkët, bazuar në parimet e barazisë dhe reciprocitetit; shkëmbimin e stafit akademik, të kërkuesve dhe të studentëve në kuadrin e veprimtarive kërkimore-shkencore; nxitjen, mbështetjen dhe realizimin e projekteve të përbashkëta kërkimore; nxitjen,

mbështetjen dhe realizmin e veprimtarive të tjera shkencore (konferenca, seminare e botime në fusha me interes të dyanshëm); shkëmbimin e literaturës shkencore; hulumtimi i arkivave dhe bibliotekave të ASA nga personeli akademik dhe studentët e universitetit.

2024 © Institutet dhe qendrat e Albanologjisë. TË GJITHA TË DREJTAT TË REZERVUARA. POWERED BY WEBART.AL