Konferenca Shkencore: “Studime për leksikun dhe leksikografinë dialektore”

14 Tetor, 2019 Njoftime

Më 9 tetor 2019, në Institutin Albanologjik të Prishtinës, zhvilloi punimet Konferenca Shkencore: “Studime për leksikun dhe leksikografinë dialektore”.


Nga Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë (Akademia e Studimeve Albanologjike) apo me lidhje të drejtpërdrejta me këtë Institut, (që vazhdojnë shkollën doktorale për studime gjuhësore pranë tij), u paraqitën:
1. Akademik Jani Thomai, Vepra leksikografike të Abdulla Zymberit,
2. Prof. dr. Valter Memisha, Ndihmesa e prof. H. Shehu në leksikografinë dialektore,
3. Prof. dr. Artur Lama, Rreth lematizimit të njësive leksikore në veprën “Fjalor fjalësh dhe shprehjesh popullore” të A. Sulës,
4. Prof. asoc. dr. Juliana Kume, Kontributi i studiuesit P. Zeneli në mbledhjen dhe pasurimin e shqipes me njësi frazeologjike nga rajoni i Tropojës,
5. Mrs. Erjena Cenko, Vëzhgime leksikore në përrallat e popullit shqiptar,
6. Mrs. Eglantina Shtylla, Dukuri leksikore e semantike në klasën e merave te disa fjalorë të Q. Muratit,
7. Mrs. Etilda Muhaj, Mbi leksikun dialektor të Mallkastrës.

2024 © Institutet dhe qendrat e Albanologjisë. TË GJITHA TË DREJTAT TË REZERVUARA. POWERED BY WEBART.AL