Në sallën “Aleks Buda” të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, u mbajt ligjërata e dytë e ciklit “Tragë”, organizuar nga Departamenti i Folklorit të Institutit të Antropologjisë Kulturore dhe Studimit të Artit, në bashkëpunim me Akademinë e Shkencave të Shqipërisë.
Ligjërata e dytë e ciklit “Tragë” u mbajt nga prof. dr. Zymer Neziri, një prej studiuesve më të njohur të Eposit të Kreshnikëve.
Puna e tij kërkimore e studimore ka qenë e përqëndruar në mbledhjen, regjistrimin dhe botimin e Eposit të Kreshnikëve. Prof. dr. Zymer Neziri ndau me pjesëmarrësit përvojën e tij të gjatë në terren, metodologjinë e punës, traditat e studimit, si dhe gjendjen aktuale të studimeve në Kosovë dhe në nivel ndërkombëtar.