“Marrëveshje bashkëpunimi në fushën e Arsimit të Lartë dhe kërkimit shkencor”

26 Shtator, 2019 Njoftime

Akademia e Studimeve Albanologjike, e përfaqësuar nga rektori akad. prof. dr. Marenglen Verli dhe Fakulteti Filozofik i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, i përfaqësuar nga dekani, prof. dr. Bujar Dugolli, nënshkruan një “Marrëveshje bashkëpunimi në fushën e Arsimit të Lartë dhe kërkimit shkencor”, nëpërmjet të cilës, të dy palët bien dakord të bashkëpunojnë, për nxitjen e shkëmbimeve të shumanshme, në funksion të zhvillimit institucional.

Kjo marrëveshje e nënshkruar midis dy institucioneve do të përfshijë: fushat akademike me interes të përbashkët, bazuar në parimet e barazisë dhe reciprocitetit; shkëmbimin e stafit akademik, të kërkuesve dhe të studentëve në kuadrin e veprimtarive kërkimore-shkencore; nxitjen, mbështetjen dhe realizimin e projekteve të përbashkëta kërkimore; nxitjen, mbështetjen dhe realizmin e veprimtarive të tjera shkencore (konferenca, seminare e botime në fusha me interes të dyanshëm); shkëmbimin e literaturës shkencore; hulumtimi i arkivave dhe bibliotekave të ASA nga personeli akademik dhe studentët e universitetit.

Marrëveshja është në radhën e një sërë marrëveshjesh të arrira kohët e fundit nga ASA me institucione analoge brenda dhe jashtë vendit.

2024 © Institutet dhe qendrat e Albanologjisë. TË GJITHA TË DREJTAT TË REZERVUARA. POWERED BY WEBART.AL