Në datat 29-31 gusht, etnomuzikologia Mikaela Minga mori pjesë në simpoziumin: “Sounds, songs and politics”, në Ljubljanë të Sllovenisë.
Ky simpozium ishte pjesë e festivalit: “Nights in the Old Ljubljana Town” dhe organizohej nga Qendra Kërkimore e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Sllovenisë (Instituti i Etnomuzikologjisë dhe Instituti i studimeve mbi kulturën dhe kujtesën), Departmenti i Muzikologjisë, në Universitetin e Ljubljanës dhe Imago Sloveniae.
Ndër tematikat e simpoziumit ishin: 1. Ndërhyrjet gjuhësore në këngë si shprehje konflikti dhe bashkëekzistence. 2. Muzika, politika dhe afekti. 3. Muzika dhe identifikimet transkulturore.
Në këtë simpozium studiuesja Minga paraqiti kumtesën: “Performing The Aromanian Song of Drenova: Creativity and Preservation” (Performanca e këngës arumune të Drenovës: Kreativiteti dhe Ruajtja).