Akademia e Studimeve Albanologjike, e përfaqësuar nga rektori akad. prof. dr. Marenglen Verli dhe Universiteti “Fan S. Noli” Korçë, i përfaqësuar nga rektori prof. dr. Ali Jashari, nënshkruan një “Marrëveshje bashkëpunimi në fushën e Arsimit të Lartë dhe kërkimit shkencor”, nëpërmjet të cilës, të dy palët bien dakord të bashkëpunojnë, për nxitjen e shkëmbimeve të shumanshme, në funksion të zhvillimit institucional.
Kjo marrëveshje e nënshkruar midis dy institucioneve do të përfshijë: fushat akademike me interes të përbashkët, bazuar në parimet e barazisë dhe reciprocitetit; shkëmbimin e stafit akademik, të kërkuesve dhe të studentëve në kuadrin e veprimtarive kërkimore-shkencore; nxitjen, mbështetjen dhe realizimin e projekteve të përbashkëta kërkimore; nxitjen, mbështetjen dhe realizmin e veprimtarive të tjera shkencore (konferenca, seminare e botime në fusha me interes të dyanshëm); shkëmbimin e literaturës shkencore; hulumtimi i arkivave dhe bibliotekave të ASA nga personeli akademik dhe studentët e universitetit.
Bashkëngjitur marrëveshja: