Kongres Ndërkombëtar

20 Nëntor, 2013 Njoftime
Qendra e Studimeve Albanologjike njofton se më datë 21 dhe 22 nëntor 2013 mbahet Kongresi Ndërkombëtar i Studimeve Arkeologjike Shqiptare, në mjediset e Pallatit të Kongreseve dhe të Qendrës së Studimeve Albanologjike. Në këtë Kongres të parë të arkeologjisë shqiptare marrin pjesë studiues dhe drejtues projektesh arkeologjike nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi,
 si dhe nga shumë institute kërkimore dhe universitete të botës, që përfaqësojnë komunitetin shkencor ndërkombëtar të arkeologëve që i realizojnë prej vitesh projektet e tyre në territoret shqiptare. Kongresi do të marrë në shqyrtim rezultatet dhe gjetjet e reja arkeologjike të pesëmbëdhjetë viteve të fundit, do të hulumtojë rreth metodave të reja shkencore e teknike, do të përcaktojë perspektivat e zhvillimit afatmesëm dhe afatgjatë, si dhe do të sjellë propozime për standardizimin e mëtejshëm të procedurave administrative dhe të kontrollit për mbarëvajtjen e projekteve arkeologjike në Shqipëri dhe në Kosovë.
2024 © Institutet dhe qendrat e Albanologjisë. TË GJITHA TË DREJTAT TË REZERVUARA. POWERED BY WEBART.AL