100 Vjet Pavarësi

22 Nëntor, 2012 Njoftime
Me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë, Instituti i Historisë organizon Konferencën Ndërkombëtare “100 Vjet Pavarësi” në datat 26-27 nëntor, 2012 në sallat e Hotel Tirana Internacional-it. Studiues dhe historianë shqipëtarë nga brenda dhe jashtë kufijve politikë, si dhe të huaj, të ardhur nga SHBA-ja, Anglia, Austria, Hungaria, Turqia, Bullgaria, etj. do të hedhin dritë mbi të vërtetat historike të periudhës para dhe pas Pavarësisë së shtetit shqiptar
në bazë të dokumentave të ndryshme. Shtrirja e temave që do të trajtohen kap edhe këndvështrimet e kancelarive dhe qeverive të huaja ndaj çështjes shqiptare dhe shtetit shqiptar.
Dilemat e diplomacisë ndërkombëtare dhe përpjekjet e shoqatave të ndryshme për emancipimin shoqëror edhe pas shpalljes së Pavarësisë, kërkesat për bashkim kombëtar mes Shqipërisë dhe Kosovës, fati i shqipëtarëve të dëbuar nga Kosova në Turqi, çështja e Camërisë, të gjitha këto tema do të gjejnë hapësirë në këtë konferencë dyditore. Figura të shquara si ajo e Ismail Qemal bej Vlorës, e Lef Nosit, Mit’hat Frashërit etj. do të shpërfaqen me përmasat e tyre faktike historike. Në fund të seancave me kumtesa do të ketë edhe diskutime. Rrahja e mendimeve në këtë konferencë do të rreket të sjellë identitetin shqiptar në çdo aspekt. Për të parë programin e konferencës klikoni këtu.
2024 © Institutet dhe qendrat e Albanologjisë. TË GJITHA TË DREJTAT TË REZERVUARA. POWERED BY WEBART.AL