FTESË PËR PJESËMARRJE NË KONFERENCË “KËRKIME GJUHËSORE” VII

23 Prill, 2018 Njoftime

Është viti i shtatë që Shkolla doktorale e gjuhësisë, pranë ASA-së, ka institucionalizuar konferencën e përvitshme në fushën e studimeve dhe të kërkimeve shkencore në gjuhësi, që zhvillohet në muajin korrik (në një nga datat, prej 08-13). Edhe këtë vit është planifikuar të mbahet Konferenca ndërkombëtare me të njëjtin format: Kërkime gjuhësore.

Ftesa zyrtare për pjesëmarrje, së pari, u drejtohet personave që janë në procesin e përgatitjes së doktoraturës në fushën e gjuhës shqipe, jo vetëm pranë shkollës sonë, por edhe atyre që ndjekin këtë nivel shkolle në universitetet e tjera në Republikën e Shqipërisë dhe jashtë saj, sidomos në ato të trojeve shqiptare.

Gjithashtu, ftesa është e hapur edhe për gjithë personelin akademiko-shkencor në këto institucione.

Aplikimi për pjesëmarrje bëhet deri në dt. 15 maj. Mandej komisioni organizator i Konferencës do të bëjë shqyrtimet e nevojshme dhe grupimet tematike të kumtimeve. Konferenca do të jetë njëditore.

Aplikuesit duhet të dërgojnë edhe një abstrakt të kumtesës dhe një jetëshkrim (Curriculum vitae) të shkurtër. CV ka vlerë për aplikuesit që ndjekin studimet doktorale.

2024 © Institutet dhe qendrat e Albanologjisë. TË GJITHA TË DREJTAT TË REZERVUARA. POWERED BY WEBART.AL