Seminari permanent “Përthyerje Antropologjike”

3 Prill, 2018 Njoftime

Instituti i Antropologjisë Kulturore dhe Studimit të Artit në bashkëpunim me Bibliotekën Kombëtare, zhvilluan të premten pasdite, më datë 30 mars, seminarin permanent të radhës  “Përthyerje Antropologjike”, me temë: “Musine Kokalari, vetëdija e shkrimit dhe e qëndresës”, referuar nga studiuesja prof. dr. Persida Asllani.

Ky takim iu kushtua figurës emblematike të Musine Kokalarit, vepra dhe jeta e së cilës u paraqitën në interpretimin dhe analizën e prof. Persida Asllanit, studiuese e saj dhe e letërsisë moderne shqipe.

Ndër të tjera, ajo foli për vetëdijen krijuese të kësaj shkrimtareje ku u dallua kryesisht në prozën e saj, si pikëtakim sugjestionues mes shkrimit dhe oralitetit, qasjes etno-antropologjike dhe përsiatjes ekzistenciale, joshjes dialektore dhe elegancës së idiolektit.

Tek kjo shkrimtare u përftuan si kurrë më parë identitetet ligjërimore femërore, si një përvojë e re e shkrimit shqip. Është po kjo vetëdije parësore e shkrimit që e bën veprën e saj të tejkalojë çështjen e “tabusë” gjinore.

Më poshtë fjala e plotë e mbajtur nga Prof. Dr. Persida Asllani.

2024 © Institutet dhe qendrat e Albanologjisë. TË GJITHA TË DREJTAT TË REZERVUARA. POWERED BY WEBART.AL