Projekte të miratuara nga Këshilli Kombëtar i Arkeologjisë

29 Mars, 2018 Njoftime
Këshilli Kombëtar i Arkeologjisë në mbledhjen e fundit shqyrtoi dhe miratoi projektet kërkimore në fushën e Arkeologjisë. Përmes këtyre projekteve do të përfitohet informacion i ri mbi qytetet antike dhe sitet arkeologjike të vendit tonë.

Projektet e miratuara janë:

  1. qyteti antiko-mesjetar i Kaninës,
  2. vijimi i gërmimeve në Antigone,
  3. kërkime në ishullin e Maligradit në Prespë
  4. varri monumental në qytetin antik të Klosit
  5. gërmime arkeologjike në kastrumin e Paleokastrës në Gjirokastër
  6. gërmime në Finiq dhe në Butrint
  7. ndërtimi i hartës nënujore të Bregdetit,
  8. sondazhet arkeologjike në zonën e Nivicës
  9. rikthimi në format 3D i Bylisit,
  10. gërmimet në fortifikimet prehistorike të luginës së Shkumbinit dhe në vendbanimet prehistorike në Skrapar
  11. gërmimet rreth kishës paleokristiane në Hot të Malësisë së Madhe
  12. studimi i qytetit ilir të Zgërdheshit
  13. projekti i Durrësit mesjetar, fortifikimet e Dukajve në luginën e Vjosës,
  14. por edhe rizbulimi pafund i Amantias,
  15. i kalasë së Drishtit,
  16. i gërmimeve në kalanë e Shkodrës,
  17. vijimi i gërmimeve në Orik
Në këtë listë vlen të përmenden disa prej prjekteve të reja, si psh: “Ekspeditë përnjohëse në qytetin antiko – mesjetar të Kaninës dhe në zonën e Vjosës”, “Paleokastra”, “Kalaja e Pecës në Kukës” “Gërmime arkeologjike dhe valorizim turistik i kishës paleokristiane në fshatin Hot (Malësi e Madhe)”, etj., te cilat qëllimeve shkencore e studimore, synojnë kthimin në destinacione turistike të disa prej monumenteve, kështjellave dhe siteve arkeologjike të vendit tonë.
2024 © Institutet dhe qendrat e Albanologjisë. TË GJITHA TË DREJTAT TË REZERVUARA. POWERED BY WEBART.AL