Çmimi për Veprimtari jetësore “Dea Dardanicae”

29 Mars, 2018 Njoftime

Në ambjentet e Muzeut të Kosovës, u organizua më 28 mars 2018 ceremonia e ndarjes së çmimeve në fushën e trashëgimisë nga ana e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës. Prof. Dr. Adem Bungurit, studiues pranë Institutit të Arkeologjisë, iu dha Çmimi për Veprimtari jetësore “Dea Dardanicae” .

Prof. Dr. Adem Bunguri gjatë fjalës së tij u shpreh se: është kënaqësi e veçantë që po nderohem me këtë çmim e veçanërisht që këto çmime po ndahen në vitin kur Kosova mbush dhjetë vite shtet. Kosova për ne andej kufirit ka qenë një mollë e ndaluar. Ajo që dua të them unë pa e zgjatur është se Kosova ka një pasuri të jashtëzakonshme arkeologjike, që është një burim dhe një arkiv jashtëzakonisht i pasur, që na jepet në dorë për ta evidentuar.

2024 © Institutet dhe qendrat e Albanologjisë. TË GJITHA TË DREJTAT TË REZERVUARA. POWERED BY WEBART.AL