Njoftime

Dita e tretë e tryezës shkencore: “Shqiptarët në Luftën e Dytë Botërore”

7 Nëntor, 2019 Njoftime

Nën moderimin e prof. dr. Hamit Kabës, u zhvillua sot tryeza shkencore: “Shqiptarët dhe Aleatët e Mëdhenj (Britania e Madhe, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Sovjetik) gjatë Luftës së Dytë Botërore”. Kjo tematikë përmbylli tre ditët e debatit shkencor “Shqiptarët në Luftën e Dytë Botërore”, aktivitetit i organizuar nga Instituti i Historisë pranë Akademisë së Studimeve Albanologjike në bashkëpunim me Muzeun Historik Kombëtar.


Studiues nga Tirana dhe Prishtina sollën në vëmendje një sërë problematikash që lidhen me qëndrimin e Aleatëve të Mëdhenj ndaj Shqipërisë dhe çështjes shqiptare në rrjedhën e Luftës së Dytë Botërore.
– Prof. Dr. Hamit Kaba mbajti referatin “Shqiptarët dhe projekti britanik për zbarkim në Ballkan”;
– drejtori i Institutit të Historisë së Prishtinës, prof. asoc. dr. Sabit Syla trajtoi çështjen “Kosova ndërmjet Fuqive të Boshtit dhe Aleatëve të Mëdhenj Perëndimorë”;
– prof. Jakup Krasniqi mbajti kumtesën “Shqiptarët dhe çështja e bashkimit gjatë Luftës së Dytë Botërore”; drejtori i Muzeut Historik Kombëtar,
– dr. Dorian Koçi referoi “Shqipëria dhe aleatët britanikë, 1943-1944: miqësi dhe paragjykime”;
– prof. dr. Ksenofon Krisafi referoi mbi “Njohjen ndërkombëtare të regjimit të ri politik në Shqipëri pas Luftës së Dytë Botërore”;
– prof. dr. Romeo Gurakuqi me referimin e tij hodhi tezën nëse është njohur regjimi i Enver Hoxhës nga Mbretëria e Bashkuar dhe SHBA 1945-1946?

Ashtu si në tryezat e mëparshme, edhe në këtë të fundit, të pranishmit diskutuan për shumë nga çështjet e parashtruara nga referuesit, por edhe për tematika të tjera të debatueshme të historisë së shqiptarëve gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Dita e dytë e tryezës shkencore “Shqiptarët në Luftën e Dytë Botërore”

6 Nëntor, 2019 Njoftime

Sot, në sallën “Kostandin Shpataraku” të Muzeut Historik Kombëtar u zhvillua dita e dytë e tryezës shkencore “Shqiptarët në Luftën e Dytë Botërore”, e organizuar nga Instituti i Historisë pranë Akademisë së Studimeve Albanologjike, në bashkëpunim me Muzeun Historik Kombëtar.
Tematika e ditës së sotme ishte “Statusi juridiko-kushtetues i shtetit shqiptar gjatë pushtimit italian e gjerman dhe roli i elitës politike në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore”. Tryeza e sotme u moderua nga Prof. dr. Ana Lalaj.
Prezantimet kryesore të tryezës së sotme u paraqitën nga:

Prof. Dr. Ana Lalaj, ““Bashkimi Personal” dhe “Pavarёsia” nën pushtim vs. legjitimitetit të shtetit të pavarur shqiptar”,

Prof. Dr. Fatmira Rama, “Politika arsimore – prioritet i këshillave nacionalçlirimtarë në zonat e lira”

Gjet Ndoj, “Konteksti historik i ballafaqimit rë rrymave brenda elitës politike shqiptare”,

Dr. Erind Merkuri, Kongresi i Përmetit (24-28 maj 1944). Vendimmarrja dhe efektet e saj për Shqipërinë dhe shqiptarët

Dita e parë e tryezës shkencore: “Shqiptarët në Luftën e Dytë Botërore”

5 Nëntor, 2019 Njoftime

Sot, në mjediset e Muzeut Historik Kombëtar, u zhvillua dita e parë e tryezës shkencore “Shqiptarët në Luftën e Dytë Botërore”. Kjo tryezë u organizua nga Instituti i Historisë pranë Akademisë së Studimeve Albanologjike në bashkëpunim me Muzeun Historik Kombëtar.

Fjalën hapëse të këtij takimi e mbajti drejtori i Institutit të Historisë, akademik Beqir Meta, dhe drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, dr. Dorian Koçi, të cilët pasi falënderuan të pranishmit në këtë aktivitet, përgëzuan iniciatorët e kësaj tryeze.
Në vazhdim të konferencës, referuan:
– Prof. dr. Sonila Boçi, e cila paraqiti kumtesën me titull: “Tipare të rezistencës shqiptare gjatë viteve 1939-1944”,


– Prof. dr. Teki Kurti, paraqiti kumtesën me titull: “Rezistenca shqiptare kundër ushtrive të boshtit dhe marrëdhëniet e saj me anglo-amerikanët”,


– Dr. Marenglen Kasmi , paraqiti kumtesën me titull: “Rezistenca shqiptare gjatë pushtimit gjerman 1943-1944’’,


– Drejtori i Përgjithshëm i Arkivave, dr. Ardit Bido, paraqiti kumtesën me titull: “Mes unitizmit nacionalizmit, luftës e komunizmit. Roli i fuqive pushtuese dhe i klerikëve shqiptare në çështjen e Kishës Ortodokse Autoqefale gjatë Luftës së Dytë Botërore”,
– Prof. dr. Bernard Zotaj, paraqiti kumtesën me titull: “Organizimi ushtarak dhe i prapavijave në zonën operative Vlorë-Gjirokastër”.

 

Tryeza shkencore: “Shqiptarët në Luftën e Dytë Botërore”

30 Tetor, 2019 Njoftime

Instituti i Historisë, pranë Akademisë së Studimeve Albanologjike, organizon tryezën shkencore: “Shqiptarët në Luftën e Dytë Botërore”.

Tryeza do t’i zhvillojë punimet, në datat 5, 6, 7 nëntor 2019, ora 10:00, në sallën “Kostandin Shpataraku” të Muzeut Historik Kombëtar.
Bashkëngjitur gjeni programin e konferencës

Jeni të mirëpritur!

Konferencëa shkencore: “Shqiptarët dhe ndërkombëtarët në vitet 1912-1926”

25 Tetor, 2019 Njoftime

Instituti i Historisë, pranë Akademisë së Studimeve Albanologjike, në bashkëpunim me Institutin e Historisë “Ali Hadri” Prishtinë, organizuan konferencën shkencore: “Shqiptarët dhe ndërkombëtarët në vitet 1912-1926”.


Fjalën e hapjes së kësaj konference e mbajti akad. prof. dr. Marenglen Verli, rektor i Akademisë së Studimeve Albanologjike dhe z. Sabit Syla, drejtor i Institutit të Historisë “Ali Hadri” Prishtinë.


Në këtë konferencë u paraqitën kumtesat e mëposhtme:
– Beqir Meta, “Vlerësimet britanike për procesin e shtetndërtimit në Shqipëri (1912-1926)”,

– Ledia Dushku, “Pariteti austro-italian, Banka Kombëtare Shqiptare dhe Fuqitë e Mëdha (1913-1914)”,


– Fatmira Musaj, “Çështja e bashkimit kombëtar të shqiptarëve dhe ndërkombëtarët (1913-1926)”,


– Ardita Hajdari-Buqinca, “Shtypi francez për veprimtarinë e Hasan Prishtinës, 1912”,
– Erarba Çiraku, “Shqipëria dhe shqiptarët në raportet e misioneve italiane (1913-1914)”,
– Sylë Ukshini, “Kosova në kontekstin e Luftës së Parë Botërore”,
– Bujar Dugolli, “Principata shqiptare e Wilhelm Wied-it dhe Fuqitë e Mëdha”,
– Fatmira Rama, “Shkodra nën ndërkombëtarët dhe qeveria e Wilhelm Wied-it”,


– Fitim Rifati, “Kosova në sfondin e marrëdhënieve austro-hungareze e bullgare 1915-1918”,
– Brendon Salih, “Shqipëria në dëshmitë e ndërkombëtarëve (1920-1926)”,
– Marenglen Verli, “Qëndrimi i Fuqive të Mëdha dhe sfida e shqiptarëve në janar 1920”,
– Pranvera Dibra, “Angazhimi i Harry Eyres në politikat e brendshme të konsolidimit të shtetit shqiptar, 1921-1925”,
– Albana Mema, “Institucionet e shtetit shqiptar në optikën e përfaqësive të huaja në Shqipëri (1920- 1924)”,
– Sali Kadria, “Shqipëria dhe rivaliteti italo-jugosllav gjatë viteve 1922-1923”,
– Armend Mehmeti, “Qasja britanike për hapat e parë të Republikës Shqiptare”.
Konkluzionet e konferencës u paraqitën nga akad. prof. dr. Beqir Meta, drejtor i Institutit të Historisë, pranë Akademisë së Studimeve Albanologjike.

Konferenca shkencore: “Shqiptarët dhe ndërkombëtarët në vitet 1912-1926”

22 Tetor, 2019 Njoftime

Instituti i Historisë, pranë Akademisë së Studimeve Albanologjike, në bashkëpunim me Institutin e Historisë “Ali Hadri” Prishtinë, organizojnë konferencën shkencore: “Shqiptarët dhe ndërkombëtarët në vitet 1912-1926”.

Konferenca do të zhvillohet ditën e premte, me datë 25 tetor 2019, ora 09:00, në sallën “Libri Akademik” të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Bashkëngjitur gjeni programin e konferencës.

Programi i konferencës.

Jeni të mirëpritur!

Konferenca shkencore ndёrkombёtare: “Marrёdhёniet shqiptaro-kineze: tradita, gjendja dhe e ardhmja”

14 Tetor, 2019 Njoftime

Mё datё 12 tetor 2019, dr. Gjon Boriçi, studiues nё Institutin e Historisё/Departamenti i Historisё Bashkёkohore, mori pjesё nё konferencёn shkencore ndёrkombёtare qё u mbajt nё Vlorё me rastin e 70 vjetorit të marrёdhёnieve diplomatike shqiptaro-kineze: “Marrёdhёniet shqiptaro-kineze: tradita, gjendja dhe e ardhmja” ku mbajti kumtesёn me titull: “Mbёshtetja e Republikёs Popullore të Shqipёrisё dhёnё Republikёs Popullore të Kinёs nё hedhjen poshtё të teorisё sё ‘dy Kinave’ nё epokёn e Luftёs sё Ftohtё”.

Marrёdhёniet shqiptaro-kineze nё epokёn e Luftёs sё Ftohtё janё kthyer nё njё objekt tё mirёfilltё studimi. Nё kuadёr tё 70 vjetorit tё marrёdhёnieve shqiptaro-kineze (1949-2019), ngjarjet qё kanё shёnuar miqёsinё e ngushtё ndёrmjet dy vendeve janё tё shumta. Epoka e Luftёs sё Ftohtё ishte shumё e vёshtirё pёr Republikёn Popullore tё Kinёs. Qё nga themelimi i saj nё tetor tё vitit 1949, pёr t’u afirmuar si shtet nё marrёdhёniet ndёrkombёtare, asaj iu desh tё kalonte tre revolucione, dy luftёra dhe marrёdhёnie tejet tё vёshtira me Bashkimin Sovjetik dhe gati nё acarim tё pёrhershёm nё prag lufte me Shtetet e Bashkuara tё Amerikёs deri nё vitin 1971. Teoria e “dy Kinave” ishte njё element qё u pёrdor pёr tё mbajtur nёn kontroll Republikёn Popullore tё Kinёs nga dy superfuqitё e atёhershme. Nga hulumtimi i kujdesshёm i arkivave qё dr. Boriçi ka kryer dhe nga studimi i literaturёs sё huaj adekuate, Republika Popullore (Socialiste) e Shqipёrisё nё atё epokё ka luajtur njё rol jo tё vogёl pёr t’u bёrё zёri i të drejtave legjitime të Kinёs nё instancat mё tё larta tё organizatave ndёrkombёtare ku mё e rёndёsishme ishte ajo e Kombeve tё Bashkuara nё tё cilёn Shqipёria 1.6 milionёshe ishte anëtare me tё drejta tё plota ndёrsa Kina 700 milionёshe, jo.

Kinёn nё OKB e pёrfaqёsonte Tajvani, gjё qё nuk u pranua asnjёherё nga udhёheqja dhe qeveria kineze e atyre viteve dhe as nga qeveria e Shqipёrisё. Teoria pёr tё patur pёrfaqёsimin e “dy Kinave” u çimentua nё garёn pёr supremaci ndёrmjet dy superfuqive dhe mbetet edhe sot e kёsaj dite objekt diskutimi dhe debati duke qenё se nuk ka pёrfunduar procesi i bashkimit tё Kinёs me Tajvanin dhe nuk dihet nёse do tё ndodhё. Tema qё prezantoi dr. Boriçi ishte historiko-politiko-analitike. Nё tё u paraqitёn pёr herё tё parё nga dr. Boriçi dokumente arkivore tё pa trajtuar mё parё nga diskutimet ndёrmjet lidershipit shqiptar dhe atij kinez pёr kёtё çёshtje nё epokёn e Luftёs sё Ftohtё tё cilёt tёrhoqёn vёmendjen e studiuesve shqiptarё dhe kinezё tё pranishёm nё konferencё.

Promovimi i librit me titull: “Dritёhijet e njё miqёsie qё çuditi botёn” tё autorit Hajdar Muneka

14 Tetor, 2019 Njoftime

Mё datё 11 tetor 2019, dr. Gjon Borici, studiues i Institutit të Historisë, pranë Akademisë së Studimeve Albanologjike, mori pjesё me referatin me titull: “Refleksione mbi njё libёr” nё aktivitetin e organizuar nga Akademia e Shkencave e Shqipёrisё nё bashkёpunim me Universitetin e Gjuhёve tё Huaja tё Pekinit me rastin e promovimit të librit me titull: “Dritёhijet e njё miqёsie qё çuditi botёn” tё autorit Hajdar Muneka.

Ky aktivitet u organizua nё kuadёr tё 70 vjetorit tё vendosjes sё marrёdhёnieve diplomatike midis Shqipёrisё dhe Republikës Popullore tё Kinёs.

Simpoziumi i V Ndërkombëtar mbi Ahizmin

6 Tetor, 2019 Njoftime

Në datat 3-5 tetor, në Kirsehir të Turqisë u zhvillua Simpoziumi i V Ndërkombëtar mbi Ahizmin.

Dr. Eduart Caka, studiues i Institutit të Historisë, pranë Akademisë së Studimeve Albanologjike, mori pjesë në këtë simpozium me kumtesën me titull: “Ahizmi në Brigjet e Adriatikut: Mbi Prezencën e Ahizmit në Shqipëri Gjatë Periudhës Osmane”.

Konferenca shkencore ndërkombëtare, me temë: “Ismail Qemal Vlora dhe elita politike shqiptare në procesin e shtetndërtimit”.

1 Tetor, 2019 Njoftime

Më datë 27 shtator 2019, Instituti i Historisë, pranë Akademisë së Studimeve Albanologjike, në bashkëpunim me Akademinë e Shkencave të Shqipërisë, organizuan konferencën shkencore ndërkombëtare, me temë: “Ismail Qemal Vlora dhe elita politike shqiptare në procesin e shtetndërtimit”.
Fjalën e hapjes së kësaj konference e mbajti akad. prof. dr. Marenglen Verli, rektor i Akademisë së Studimeve Albanologjike

dhe akad. Vasil Tole, nënkryetar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.

Paneli i parë u moderua nga akad. prof. dr. Beqir Meta dhe prof. dr. Valentina Duka, ku u trajtuan çështje, që lidheshin me procesin e pavarësimit dhe shtetndërtimit.

Gjatë kësaj seance studiuesit e huaj dhe vendas paraqitën këto kumtesa:
Romeo Gurakuqi, “Pavarësia e Shqipërisë, themelimi i shtetit shqiptar dhe roli i Ismail Qemal Vlorës (tetor 1912- shtator 1914)”;


Abdulhamit Kirmizi, “Subjektet perandorake me identitete dhe besnikëri të shumëfishtë: Familja Vlora midis perandorisë dhe kombit”;


Muzafer Bislimi, “Dy intervista të Ismail Qemal Vlorës për gazetat vjeneze “Zeit” dhe “Neues wiener Tagblatt” (korrik 1911)”;


Kaliopi Naska, “Vizioni dhe politikat e Ismail Qemal Vlorës për zhvillimin ekonomik të Shqipërisë”;


Paulin Marku, “Veprimtaria e Ismail Qemal Vlorës gjatë vitit 1912 në dokumentet diplomatike italiane”.


Kjo seancë u mbyll me diskutime nga ana e pjesëmarrësve.
Konferenca i vijoi punimet me panelin e dytë, i fokusuar në marrëdhëniet e Shqipërisë me Fuqitë e Mëdha dhe shtetet ballkanike. Ky panel u moderua nga prof. dr. Fatmira Musaj dhe prof. dr. Kaliopi Naska.Gjatë kësaj seance studiuesit paraqitën këto kumtesa:
Kurt Gostentschnigg, “Ismail Qemal Vlora apo Syrja Vlora? Austro-Hungaria midis tipeve të ndryshëm të veprimtarëve austrofilë”;


Ledia Dushku, “Ismail Qemal Vlora, bashkëpunimi me Greqinë dhe elita politike shqiptare”;


Valentina Duka, “Ismail Qemal Vlora dhe Komisioni Ndërkombëtar i Kontrollit”;


Anton Pancev, “Ismail Qemal Vlora dhe lidhjet e tij me Bullgarinë gjatë vitit 1913”;
Dritan Hoti, “Marrëdhëniet me Fuqitë e Mëdha dhe shtetet ballkanike në këndvështrimin e Ismail Qemal Vlorës dhe elitës politike shqiptare”.


Në fund të seancës së dytë u zhvilluan pyetje dhe diskutime.
Konferenca vijoi punimet e saj me panelin e tretë me titull: Marrëdhëniet e Ismail Qemalit me elitën dhe diasporën shqiptare. Kjo seancë u moderua nga prof. asoc. dr. Ledia Dushku dhe prof. asoc. dr. Kurt Gostentschnigg. Gjatë kësaj seance u paraqitën këto kumtesa:


Fatmira Musaj u paraqit me kumtesën: “Ismail Qemal Vlora, Isa Boletini dhe çështja e Kosovës”;


Beqir Meta, “Federata Panshqiptare “Vatra” dhe Ismail Qemal Vlora”;


Shyqyri Hysi, “Elita gjirokastrite e pavarësisë dhe Ismail Qemal Vlora”;
Liman Varoshi, Mustafa Kadzadej, “Elita politike e Elbasanit dhe Ismail Qemal Vlora”;


Rudina Mita, “Bashkëpunimi i Ismail Qemal Vlorës me Partinë Politike Kombëtare në prag të Konferencës së Paqes në Paris”.


Konferenca mbylli punimet e saj me zhvillimin e diskutimeve nga pjesëmarrësit për çështjet e trajtuara në këtë seancë.
Konkluzionet e konferencës u paraqitën nga akad. prof. dr. Beqir Meta, drejtor i Institutit të Historisë, pranë Akademisë së Studimeve Albanologjike, i cili vlerësoi të dhënat e reja, që sollën studiuesit për ndriçimin e mëtejshëm të jetës dhe veprës së Ismail Qemalit, duke e sjellë atë në dimensionet reale. Ai falënderoi në mënyrë të veçantë studiuesit Abdulahamit Kirmizi dhe Kurt Gostentschnigg jo vetëm për praninë e tyre, por edhe për qasjen dhe këndvështrimet, që sollën në trajtesat e tyre shkencore.

2024 © Institutet dhe qendrat e Albanologjisë. TË GJITHA TË DREJTAT TË REZERVUARA. POWERED BY WEBART.AL