Konferenca shkencore ndërkombëtare, me temë: “Ismail Qemal Vlora dhe elita politike shqiptare në procesin e shtetndërtimit”.

1 Tetor, 2019 Njoftime

Më datë 27 shtator 2019, Instituti i Historisë, pranë Akademisë së Studimeve Albanologjike, në bashkëpunim me Akademinë e Shkencave të Shqipërisë, organizuan konferencën shkencore ndërkombëtare, me temë: “Ismail Qemal Vlora dhe elita politike shqiptare në procesin e shtetndërtimit”.
Fjalën e hapjes së kësaj konference e mbajti akad. prof. dr. Marenglen Verli, rektor i Akademisë së Studimeve Albanologjike

dhe akad. Vasil Tole, nënkryetar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.

Paneli i parë u moderua nga akad. prof. dr. Beqir Meta dhe prof. dr. Valentina Duka, ku u trajtuan çështje, që lidheshin me procesin e pavarësimit dhe shtetndërtimit.

Gjatë kësaj seance studiuesit e huaj dhe vendas paraqitën këto kumtesa:
Romeo Gurakuqi, “Pavarësia e Shqipërisë, themelimi i shtetit shqiptar dhe roli i Ismail Qemal Vlorës (tetor 1912- shtator 1914)”;


Abdulhamit Kirmizi, “Subjektet perandorake me identitete dhe besnikëri të shumëfishtë: Familja Vlora midis perandorisë dhe kombit”;


Muzafer Bislimi, “Dy intervista të Ismail Qemal Vlorës për gazetat vjeneze “Zeit” dhe “Neues wiener Tagblatt” (korrik 1911)”;


Kaliopi Naska, “Vizioni dhe politikat e Ismail Qemal Vlorës për zhvillimin ekonomik të Shqipërisë”;


Paulin Marku, “Veprimtaria e Ismail Qemal Vlorës gjatë vitit 1912 në dokumentet diplomatike italiane”.


Kjo seancë u mbyll me diskutime nga ana e pjesëmarrësve.
Konferenca i vijoi punimet me panelin e dytë, i fokusuar në marrëdhëniet e Shqipërisë me Fuqitë e Mëdha dhe shtetet ballkanike. Ky panel u moderua nga prof. dr. Fatmira Musaj dhe prof. dr. Kaliopi Naska.Gjatë kësaj seance studiuesit paraqitën këto kumtesa:
Kurt Gostentschnigg, “Ismail Qemal Vlora apo Syrja Vlora? Austro-Hungaria midis tipeve të ndryshëm të veprimtarëve austrofilë”;


Ledia Dushku, “Ismail Qemal Vlora, bashkëpunimi me Greqinë dhe elita politike shqiptare”;


Valentina Duka, “Ismail Qemal Vlora dhe Komisioni Ndërkombëtar i Kontrollit”;


Anton Pancev, “Ismail Qemal Vlora dhe lidhjet e tij me Bullgarinë gjatë vitit 1913”;
Dritan Hoti, “Marrëdhëniet me Fuqitë e Mëdha dhe shtetet ballkanike në këndvështrimin e Ismail Qemal Vlorës dhe elitës politike shqiptare”.


Në fund të seancës së dytë u zhvilluan pyetje dhe diskutime.
Konferenca vijoi punimet e saj me panelin e tretë me titull: Marrëdhëniet e Ismail Qemalit me elitën dhe diasporën shqiptare. Kjo seancë u moderua nga prof. asoc. dr. Ledia Dushku dhe prof. asoc. dr. Kurt Gostentschnigg. Gjatë kësaj seance u paraqitën këto kumtesa:


Fatmira Musaj u paraqit me kumtesën: “Ismail Qemal Vlora, Isa Boletini dhe çështja e Kosovës”;


Beqir Meta, “Federata Panshqiptare “Vatra” dhe Ismail Qemal Vlora”;


Shyqyri Hysi, “Elita gjirokastrite e pavarësisë dhe Ismail Qemal Vlora”;
Liman Varoshi, Mustafa Kadzadej, “Elita politike e Elbasanit dhe Ismail Qemal Vlora”;


Rudina Mita, “Bashkëpunimi i Ismail Qemal Vlorës me Partinë Politike Kombëtare në prag të Konferencës së Paqes në Paris”.


Konferenca mbylli punimet e saj me zhvillimin e diskutimeve nga pjesëmarrësit për çështjet e trajtuara në këtë seancë.
Konkluzionet e konferencës u paraqitën nga akad. prof. dr. Beqir Meta, drejtor i Institutit të Historisë, pranë Akademisë së Studimeve Albanologjike, i cili vlerësoi të dhënat e reja, që sollën studiuesit për ndriçimin e mëtejshëm të jetës dhe veprës së Ismail Qemalit, duke e sjellë atë në dimensionet reale. Ai falënderoi në mënyrë të veçantë studiuesit Abdulahamit Kirmizi dhe Kurt Gostentschnigg jo vetëm për praninë e tyre, por edhe për qasjen dhe këndvështrimet, që sollën në trajtesat e tyre shkencore.

2017 © AKADEMIA E STUDIMEVE ALBANOLOGJIKE. TË GJITHA TË DREJTAT TË REZERVUARA.