Fondet arkeologjike

16 Gusht, 2011 Fondet arkeologjike

Koleksioni arkeologjik i Institutit të Arkeologjisë numëron rreth 44 000 objekte, nga të cilat: 18 000 në ruajtje në fondet dhe muzeun e Tiranës, 16000 në fondet e Durrësit, 3000 në fondet e Apollonisë, 4400 në fondet e Korçës dhe 681 në fondet e Sarandës; të cilit i shtohen çdo vit objekte të tjera nga zbulimet sistematike arkeologjike.

Ky, koleksion arkeologjik, rezultat i një pune shumëvjeçare të arkeologëve shqiptarë, është më i pasuri në zhanrin e tij në vendin tonë. Koleksion i një rëndësie të veçantë përfshin objekte unikale që vijnë nga të tëra vendbanimet arkeologjike në Shqipëri, të cilat datohen në një hark kohor nga prehistoria deri në mesjetë. Ky koleksion është nje pjesë shumë e rëndësishme e trashëgimisë tonë kulturore e cila është e brishte dhe e parinovueshme, ndaj ruajtja, dixhitalizimi dhe studimi shkencor i tij është një nga prioritetet Institutit të Arkeologjisë së Qendrës së Studimeve Albanologjike.

2024 © Institutet dhe qendrat e Albanologjisë. TË GJITHA TË DREJTAT TË REZERVUARA. POWERED BY WEBART.AL