Në konferencën shkencore me temë: “Organizata Xhemijeti dhe rezistenca e saj kundër kolonizimit”, organizuar më datë 17 dhjetor 2017 nga Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve – Shkup dhe Shtëpia Botuese “Logos-A” – Shkup morën pjesë Akad. Prof. Dr. Marenglen Verli (Rektor i ASA-së) dhe Akad. Prof. Dr. Beqir Meta (Drejtotor i Institutit të Historisë). Akad. Prof. Dr. Marenglen Verli prezantoi kumtesën me temë “Profili i Ferhat Dragës në dokumentacionin shqiptar dhe serb”, kurse në fund Akad. Prof. Dr. Beqir Meta mbajti fjalën e mbylljes së konferencës.
Në përfundim të konferencës, rektori i ASA-së, drejtori i Institutit të Historisë, së bashku me drejtorin e Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve ranë dakort për veprimtaritë e përbashkëta që do të realizohen gjatë vitit 2018.