Kemi kënaqësinë t’ju ftojmë në veprimtarinë tonë të përvitshme të Ditëve të Albanologjisë. Kjo veprimtari pasqyruese e punës sonë vjetore do të zhvillohet në datat 11, 13, 18 dhe 19 dhjetor 2017 në sallën “Aleks Buda”, pranë Akademisë së Shkencave dhe në ambientet e IAKSA-së, duke filluar që nga ora 10.00. Me datën 11 dhjetor do të organizohet promovimi i botimeve të Institutit të Historisë dhe botimeve të Institutit të Arkeologjisë. Me datë 12 dhjetor vijojnë me promovimet e botimeve të tyre Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë dhe ai i Antropologjisë Kulturore dhe Studimit të Artit.
Përveç këtyre datave mund të na nderoni me pjesëmarrjen tuaj në konferencën e organizuar nga Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë “Letërsia shqipe mes qëllimores dhe estetikës”, me 13 dhjetor 2017, ora 09.00, Salla Ovale, si dhe “Variacioni sintaksor në të folmet e shqipes: tipare dhe treva” në sallën “Aleks Buda”, pranë Akademisë së Shkencave, me datë 15 dhjetor 2016, ora 9.00.
Gjithashtu, Instituti i Antropologjisë Kulturore dhe Studimit të Artit organizon konferencën “Pasiguritë e Etnologjisë Shqiptare”, në sallën “Aleks Buda”, pranë Akademisë së Shkencave, me 18 dhjetor 2017, ora 09.00.
Programi i Ditëve të Albanologjisë 2017
Ju mirëpresim!