Njoftime

“Marrëdhëniet shqiptaro-kineze në syrin e një historiani”

4 Mars, 2019 Njoftime

“Marrëdhëniet shqiptaro-kineze në syrin e një historiani” është intervista më e fundit e dhënë nga dr. Gjon Boriçi, studiues pranë Institutit të Historisë, Akademia e Studimeve Albanologjike për Radion e Jashtme të Kinës. Për më shumë, lexoni intervistën e plotë në linkun e mëposhtëm:

Intervista e plotë


Simpoziumi shkencor i organizuar me rastin e 100 vjetorit të masakrës së Shtupeqit

18 Shkurt, 2019 Njoftime

Me rastin e 100 vjetorit të masakrës në Shtupeq e katunde të tjera të Rugovës, në shkurt 1919 të kryer nga çetnikë serbë e malazezë dhe ushtria e shtetit serbo-kroato-slloven, në 15-16 shkurt u organizua nga Universiteti “Haxhi Zeka”, Pejë dhe Klubi i Intelektualëve Universitarë të Rugovës, një simpozium shkencor.

Në të, morën pjesë nga Akademia e Studimeve Albanologjike, rektori akademik prof. dr. Marenglen Verli dhe prof. dr. Fatmira Musaj.

Studiuesit nga ASA ishin pjesë e organizimit të këtij aktiviteti dy ditor dhe gjithashtu u prezantuan edhe me kumtesat e tyre.

Marrëveshje bashkëpunimi në fushën e botimeve dhe qasjes së lirë në fondet arkivore

4 Shkurt, 2019 Njoftime

Instituti i Historisë dhe Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave nënshkruan sot, një marrëveshje bashkëpunimi në fushën e botimeve dhe qasjes së lirë në fondet arkivore, e cila ka si qëllim nxitjen e studimeve në fushën e albanologjisë dhe të përmbledhjes së dokumenteve, që janë prioritete kyçe të të dyja institucioneve. Kjo marrëveshje bashkëpunimi realizon bashkimin e burimeve të specializuara njerëzore të Institutit të Historisë dhe burimeve arkivore të Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave, të cilat instituti do ti shfrytëzojë për hartimin dhe botimin e përmbledhjeve të dokumenteve arkivore. 

Gjatë fjalës së tij, Akademiku Beqir Meta u shpreh i kënaqur nga ky bashkëpunim, duke falënderuar Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave
Kjo është marrëveshja e parë e bashkëpunimit mes dy institucioneve.

Tryeza e rrumbullakët me temë: “Rrugëtim – Ismail Qemali ndër vite”

28 Janar, 2019 Njoftime

Dr. Paulin Marku, studiues i Institutit të Historisë, pranë Akademisë së Studimeve Albanologjike, mori pjesë në tryezën e rrumbullakët me temë: “Rrugëtim – Ismail Qemali ndër vite”, e cila u organizua nga Muzeu Historik Kombëtar, në përkujtim të 100-vjetorit të vdekjes së Ismail Qemalit.

Dr. Paulin Marku paraqiti kumtesën me titull: “Roli i Ismail Qemalit në memorandiumin e Greçës”.

“Figura dhe roli i Ismail Qemalit në zhvillimet politiko shoqërore në fillim të shek. XX dhe në shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë”

24 Janar, 2019 Njoftime

Me rastin e 100-vjetorit të vdekjes së Ismail Qemalit, Akademia e Studimeve Albanologjike në bashkëpunim me Bashkinë Vlorë, Akademinë e Shkencave të Shqipërisë dhe Universitetin “Ismail Qemali” organizuan konferencën shkencore me temë:  “Figura dhe roli i Ismail Qemalit në zhvillimet politiko shoqërore në fillim të shek. XX dhe në shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë”. 

Studiuesit e Akademisë së Studimeve Albanologjike u paraqitën në këtë konferencë me kumtesat e mëposhtme: 
Rektori i Akademisë së Studimeve Albanologjike, akad. prof. dr. Marenglen Verli paraqiti kumtesën me titull: “Ismail Qemali në këndvështrimin e bashkëkohësve të tij”, prof. dr. Pëllumb Xhufi paraqiti kumtesën me titull: “Shtetari që u parapriu kohëve”

dhe prof. asoc. dr. Ledia Dushku paraqiti kumtesën me titull: “Qeveria e Përkohshme e Vlorës dhe procesi i ndërtimit të institucioneve kombëtare”.

Njoftim për konferencë

24 Janar, 2019 Njoftime

Instituti i Historisë pranë Akademisë së Studimeve Albanologjike në bashkëpunim me Autoritetin për informim mbi dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit dhe Institutin për Studimin e Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit ju ftojnë të paraqisni propozimet për prezantime për konferencën: “Fytyra e ‘armikut të popullit’ gjatë diktaturës së proletariatit në Shqipëri (1944-1990)”, e cila do të mbahet më 17 maj 2019 në Tiranë.
Konferenca do të përqendrohet nё këto tematika kryesore:

1. Diskutim teorik mbi konceptet disidencë, disident, kundërshtar politik.
2. Kontribute mbi debatin: A ka pasur disidencë në Shqipëri?
3. Ngjashmëri dhe dallime në vizatimin e “armikut të popullit” midis Shqipërisë dhe regjimeve të tjera komuniste të Evropës Lindore e Qendrore.
4. Tipologjia e “armikut të popullit” dhe sjelljes së regjimit ndaj tyre (“kriminelët e luftës”, kleri, intelektualët e shkolluar në Perëndim, tregtarët dhe pronarët, kulakët, “armiku i popullit” brenda radhëve të Frontit Demokratik dhe PKSH/PPSH).
5. Evolucioni i konceptit “armik i popullit” gjatë viteve të diktaturës së proletariatit.
6. Lufta e klasave dhe ndryshimet në konceptimin e saj përgjatë regjimit.
7. Sigurimi i Shtetit si instrument përndjekjeje.
8. Profile të ndryshme të “armikut të popullit”.

Abstraktet duhet të përmbajnë 250-300 fjalë dhe të paraqiten jo më vonë se data 18 shkurt 2019 në adresën: info@autoritetidosjeve.gov.al

Pjesëmarrësit do të njoftohen për përzgjedhjen jo më vonë se data 10 mars 2019.

Emisioni “Dosja K”

23 Janar, 2019 Njoftime

Më datë 22.01.2019, dr. Gjon Boriçi studiues pranë Institutit të Histroisë, në Akademinë e Studimeve Albanologjike mori pjesë në emisionin “Dosja K” të gazetares Admirina Peçi, ku u diskutua mbi misterin e mijëra ton armatimeve që Shqipëria siguroi nga Kina gjatë viteve të miqësisë shqiptaro-kineze. Prapaskenat e bisedimeve të Beqir Ballukut dhe Adil Çarçanit. Si e bindën Mao Ce Dunin dhe Cu En Lain që Shqipëria ishte gjithnjë nën kërcënim për luftë. Fundi i miqësisë dhe si arriti Shqipëria të merrte nga Kina më shumë armatime edhe se Vjetnami që ishte në luftë me SHBA-në.

Numri i dytë i revistës “Albanian Studies”

28 Dhjetor, 2018 Njoftime

Numri i dytë i revistës multidisiplinare “Albanian Studies”. Kopjen fizike të kësaj reviste do të mund ta gjeni pranë Akademisë së Studimeve Albanologjike në fillim të vitit 2019.

Albanian Studies

Simpoziumi me temë: “VITIT 1968-SFIDË E IDENTITETIT KOMBËTAR TË SHQIPTARËVE NË MAQEDONI”

22 Dhjetor, 2018 Njoftime

Në ambientet e Universitetit të Tetovës u organizua simpoziumi me temë: “VITIT 1968-SFIDË E IDENTITETIT KOMBËTAR TË SHQIPTARËVE NË MAQEDONI”. Në këtë simpozium morën pjesë edhe studiues të Akademisë së Studimeve Albanologjikë të cilët u paraqitën me kumtesat e mëposhtme:

Rektori i Akademisë së Studimeve Albanologjike, akad. prof. dr. Marenglen Verli paraqiti kumtesën me titull: “Vlerësime dhe reagime partiake e shtetërore në nivele republikane e federative për demonstratat e shqiptarëve në Maqedoni në dhjetor 1968”.

Prof. dr. Ana Lalaj paraqiti kumtesën me titull: “Ngjashmëri dhe pangjashmëri të lëvizjeve të viteve 67’-68’”.

Prof. asoc. dr. Afrim Krasniqi paraqiti kumtesën me titull: “Lëvizja e vitit 1968 në reflektimin e medias dhe qëndrimit të shtetit shqiptar”.

Në ambientet e Universitetit të Tetovës u organizua simpoziumi me temë: “VITIT 1968-SFIDË E IDENTITETIT KOMBËTAR TË SHQIPTARËVE NË MAQEDONI”. Në këtë simpozium morën pjesë edhe studiues të Akademisë së Studimeve Albanologjikë të cilët u paraqitën me kumtesat e mëposhtme:

Rektori i Akademisë së Studimeve Albanologjike, akad. prof. dr. Marenglen Verli paraqiti kumtesën me titull: “Vlerësime dhe reagime partiake e shtetërore në nivele republikane e federative për demonstratat e shqiptarëve në Maqedoni në dhjetor 1968”.

Prof. dr. Ana Lalaj paraqiti kumtesën me titull: “Ngjashmëri dhe pangjashmëri të lëvizjeve të viteve 67’-68’”.

Prof. asoc. dr. Afrim Krasniqi paraqiti kumtesën me titull: “Lëvizja e vitit 1968 në reflektimin e medias dhe qëndrimit të shtetit shqiptar”.

Prezantimi i tetë botimeve të reja të ASA-së

21 Dhjetor, 2018 Njoftime

Në kuadër të Vitit të Skënderbeut, Akademia e Studimeve Albanologjike, organizoi aktivitetin e radhës në Universitetin e Tetovës. Rektori i Akademisë së Studimeve Albanologjike akad. prof. dr. Marenglen Verli, prof. asoc. Edmond Malaj dhe dr. Eduart Caka, prezantuan sot përpara një auditori me profesorë e studentë, tetë botimet e vitit 2018 të ASA-së mbi periudhën e historisë mesjetare dhe osmane të Shqipërisë.

Stafi akademik i ASA-së theksoi rëndësinë e botimeve, risitë e tyre për brezin e ri të studiuesve, kërkimet shkencore albanologjike si dhe bashkëbiseduan me kolegë e studente mbi elementë të veçantë të tyre.

2024 © Institutet dhe qendrat e Albanologjisë. TË GJITHA TË DREJTAT TË REZERVUARA. POWERED BY WEBART.AL