Afrim Krasniqi (1971) është kërkues shkencor në Departamentin e Historisë Bashkëkohore, pranë Institutit të Historisë, Akademia e Studimeve Albanologjike (ASA), nga viti 2017. Ai është diplomuar në Fakultetin Histori-Filologji (FHF), Universiteti i Tiranës (UT), ka kryer studimet Master në Universitetin Evropian Viadrina (Frankfurt – Oder), Gjermani dhe ka doktoruar në specialitetin Histori në UT (FHF) (2012). Mban titullin Profesor Doktor.
Ka kryer kualifikime profesionale të ndryshme, përfshirë përfundimin e kursit të SHP në Kolegjin e Mbrojtjes dhe kursin e lartë në Qendrën Marshall, në Gjermani. Ai ka përvojë të gjatë në angazhimet profesionale në media, ka qenë deputet (1996-1997), këshilltar politik pranë Presidentit të Republikës së Shqipërisë (2002-2007 dhe 2011-2012), si dhe prej vitit 2004 lektor në lëndët Histori dhe Shkenca Politike në disa universitete. Prej vitit 2014 ka qenë drejtues i Institutit të Studimeve Politike.
Është autor i disa monografive dhe librave studimorë, si “Shoqëria civile në Shqipëri” (2004), “Partitë politike në Shqipëri”
Shqipëri” (2006), “Partitë dhe sistemet politike” (2007), “Sistemet politike në Shqipëri” (2009), “Zgjedhjet në Shqipëri” (2010), “Shteti e shoqëria në Shqipërinë komuniste” (2020), “Kriza e Ambasadave: Shqipëria 1990” (2021) etj.
Ka pjesëmarrje të rregullt në konferenca shkencore dhe publikime profesionale brenda e jashtë vendit, përfshirë kapituj studimorë mbi Shqipërinë në shtëpi të njohura botuese perëndimore.
Ai ka përvojë të gjatë angazhimesh në projekte të ndryshme shkencore lidhur me fushën e historisë bashkëkohore, përfshirë projektin për Tekstet Shkollore, për Muzeun Kombëtar, për Memorien dhe Kujtesën historike, në seritë e studimeve për Tranzicionin, si dhe mbi tekstet e Historisë në Shqipëri dhe Kosovë. Në korrik 2021 është zgjedhur Dekan i Institutit të Historisë.