Dr. Ledia Dushi është kërkuese shkencore në fushën e folklorit dhe etnografisë pranë Departamentit të Folklorit në IAKSA. Studimet e larta i ka kryer në degën gjuhë-letërsi. Ndërsa titujt Master dhe Doktor i ka mbrojtur pranë IAKSA.
Objekt i hulumtimit të saj janë ritet dhe strukturat religjioze, veçanërisht ritet e vdekjes në Shqipërinë e Veriut. Ajo gjithashtu është poete, eseiste si dhe përkthyese e letersisë artistike.
Aktualisht vijon punën kërkimore për përgatitjen e monografisë “Gjama si rit kalimi”.