Gjatë periudhës 2008-2016 në Institutin e Antropologjisë Kulturore dhe Studimit të Artit janë zhvilluar konferenca dhe simpoziume shkencore, kombëtare dhe ndërkombëtare. Disa prej tyre janë:
- Konferenca shkencore “Festivali i Gjirokastrës, vlera të kulturës sonë shpirtërore”, shtator 2009
- Konferenca shkencore “Tradita etnokulturore dhe bashkëkohësia”, qershor 2010
- Konferenca shkencore “Klasifikimi i prozës dhe i poezisë popullore”, dhjetor 2010
- Konferenca shkencore kushtuar etnologut Rrok Zojzi, me rastin e 90-vjetorit të lindjes, nëntor 2010
- Simpoziumi shkencor “Qemal Haxhihasani – personalitet i kulturës shqiptare, folklorist i shquar”, shtator 2012
- Konferenca ndërkombëtare “100 vjet etnokulturë shqiptare”, qershor 2012
- Konferenca shkencore “Të jetuarit në kufi”, shtator 2012
- Konferenca shkencore “Folkloristika shqiptare, arritje dhe probleme”, qershor 2013
- Konferenca shkencore “Etnografia e shoqërisë komplekse, shtigje drejt antropologjisë së modernitetit”, dhjetor 2014