Dr. Ermela Broci

 

Shkarko CV

Ermela Broci është studiuese në Akademinë e Studimeve Albanologjike, Instituti i Antropologjisë Kulturore dhe Studimit të Artit, Departamenti i Etnologjisë, që nga viti 2011. Titullin “Master i Shkencave etnologjike” e fitoi në Qendrën e Studimeve Albanologjike dhe në 2015 fitoi gradën “Doktor” në Etnologji-Folklor  me titull “Shkodra përmes objekteve (Ndërtimi i identitetit urban përmes strategjive të kujtesës, monumenteve dhe muzeve)” .

Hulumtimi i saj fokusohet në kujtesën, muzetë dhe monumentet. Ajo ka botuar në historinë e kujtesës, monumenteve, muzeve dhe kulturës materiale dhe gjithashtu ka marrë pjesë në konferenca të shumta brenda vendit dhe ndërkombëtare të organizuara në Tiranë, Shkodër, Turqi, Gjermani etj.

Ajo është kuratore e disa ekspozitave të organizuara se fundmi në Institutin e Antropologjisë, që kanë përfaqësuar kostumet dhe traditat popullore shqiptare. Gjithashtu është anëtare e ICOM dhe InASEA. Interesimet e  saj të fundit kanë të bëjnë me fushën e muzeologjisë.

Drejtuesit ndër vite

1961 – 1979: Prof. Zihni Sako

1979 – 1988: Akademik Alfred Uçi

1988 – 1993: Prof. Dr. Ali Xhiku

1993 – 1995: Prof. Beniamin Kruta

1995 – 1999: Prof. Dr. Agron Xhagolli

1999 – 2007: Prof. Dr. Afërdita Onuzi

2008 – 2017: Prof. Dr. Miaser Dibra

2017 dhe në vazhdim: Prof. As. Dr. Nebi Bardhoshi

2024 © Institutet dhe qendrat e Albanologjisë. TË GJITHA TË DREJTAT TË REZERVUARA. POWERED BY WEBART.AL