Dr. Ervin Kaçiu

bvcdfmnbv

Shkarko CV

Dr. Ervin Kaçiu është kërkues shkencor pranë Departamentit të Etnologjisë, Instituti i Antropoligjisë Kulturore dhe Studimit të Artit, Akademia e Studimeve Albanologjike. Nga viti 2008 e këtej, Kaçiu është angazhuar si lektor në disa Universite në lëmin e sociologjisë.

Gjithashtu ka udhëhequr dhe ka qenë pjesë e ekipeve të studiuesve për disa kërkime emprike të karakterit social e politik, në mënyrë të vecantë mbi minoritetet. Në këtë aks kërkimor është edhe bashkëautor i dy botimeve mbi pakicën Rome në Shqipëri me titull “Grimca Etnografike, Aspekte të Kulturës, Historisë dhe Traditës Rome në Shqipëri” dhe “Profili Socio-Politik i Popullatës Rome në Shqipëri”.

Filli konceptual e teorik në të cilin mbështetet buron nga perspektivat teorike të lëvruara në nëndisiplinat e sociologjisë kulturore, sociologjisë politike dhe antropologjisë sociale e kulturore.

Fushat kryesore të kërkimit shkencor janë: Moderniteti dhe proceset modernizuese, Minoritetet, Marrëdhënia shoqëri-shtet në post-socializëm, Shoqëria civile.

Drejtuesit ndër vite

1961 – 1979: Prof. Zihni Sako

1979 – 1988: Akademik Alfred Uçi

1988 – 1993: Prof. Dr. Ali Xhiku

1993 – 1995: Prof. Beniamin Kruta

1995 – 1999: Prof. Dr. Agron Xhagolli

1999 – 2007: Prof. Dr. Afërdita Onuzi

2008 – 2017: Prof. Dr. Miaser Dibra

2017 dhe në vazhdim: Prof. As. Dr. Nebi Bardhoshi

2024 © Institutet dhe qendrat e Albanologjisë. TË GJITHA TË DREJTAT TË REZERVUARA. POWERED BY WEBART.AL