belisa

L’ARCHEOLOGIA DELLA MORTE IN ILLIRIA E IN EPIRO. CONTESTI, RITUALITA’ E IMMAGINITRA ETA’ ELLENISTICA E ROMANA (Tirana 16-18 dicembre 2019)

Autori: Përgatitën për botim G. Lepore, B. Muka
Publikoi: Quasar Edizioni, Roma
Nr. i faqeve: 601
Gjuha: Italisht
Viti i botimit: 2020

Botimi i fundit i autorëve G. Lepore dhe B. Muka, kushtuar nekropolit jugor të Phoinike-s në Kaoninë antike, (Shqipëria jugore), është pikënisja e konferencës ndërkombëtare “L’ARCHEOLOGIA DELLA MORTE IN ILLIRIA E IN EPIRO. CONTESTI, RITUALITA’ E IMMAGINITRA ETA’ ELLENISTICA E ROMANA”, organizuar nga Instituti i Arkeologjisë, Departamenti i Antikitetit dhe Universiteti i Bolonjës. Kjo konferencë u mbajt në Tiranë, gjatë datave 16-18 dhjetor 2019, dhe krijoi mundësinë për të trajtuar, në një kontekst gjeografik më të gjerë, temën e të ashtuquajturës “Arkeologjia e vdekjes”, midis Ilirisë dhe Epirit antik.
Kemi të bëjmë me një territor me shumë interes, i cili është ende shumë pak i njohur nga kjo pikëpamje, veçanërisht gjatë periudhave helenistike dhe romake: gjatë kësaj kohe, e gjithë zona e Ballkanit është e lidhur ngushtësisht me botën e Magna Graecia dhe atë Siceliote, duke krijuar premisat për pushtimin romak të anës tjetër të Adriatikut.
Botimi i akteve të konferencë “L’ARCHEOLOGIA DELLA MORTE IN ILLIRIA E IN EPIRO. CONTESTI, RITUALITA’ E IMMAGINITRA ETA’ ELLENISTICA E ROMANA” synon të jetë baza e një diskutimi ndërkombëtar rreth nekropolit dhe ritualeve që lidhen me praktikat funerare. Zona gjeografike përfshinIlirinë e jugut, Epirin, Dardaninë, Magna Graecia-n, Sicilinë dhe atë adriatikase. Në këtë botim analiza trajtohen tri kategori: kontekste, rituale dhe imazhe të vdekjes.
Edituar nga G. Lepore dhe B. Muka, botuar nga shtëpia botuese Quasar Edizini Roma, në këtë botim marrin pjesë kërkues nga Shqipëria, Italia, Greqia, Franca, Kosova, Gjermania, Britania e Madhe.
 
Prof. asoc. dr. Belisa Muka