kalendari

KALENDARI PRIMITIV

Autori: Rrok Zojzi
Publikoi: Botimet Albanologjike
Nr. i faqeve: 80
Gjuha: Shqip
Viti i botimit: 2020

Kalendari primitiv, botuar te Buletini i Institutit të Shkencave 1949, është përzgjedhur për të paraqitur punën e parë dhe të vetmen nga një studiues i etnografisë shqiptare dhe mbi shqiptarët, që i përkushtohet temës së “kalendarit primitiv”. Së dyti, ky studim është i pari në organet shkencore të periudhës komuniste me studiues Rrok Zojzin, prandaj dhe ky artikull mund të shikohet si një artikull kapërcyell në mes traditës etnografike të krijuar para Luftës së Dytë Botërore dhe asaj të pas Luftës së Dytë Botërore. Me fjalë të tjera, është kalimi nga një etnografi albanologjike me bazë të fortë te shkolla gjermanike/herderiane, drejt një etnografie, e cila do të futej nën sundimin e materializmit historik, paradigmë e vendosur si e detyrueshme në rrugë shtetërore. Studimi ka qenë botuar në formën e një artikulli, por këtu është shkëputur si një monografi dhe, për këtë, është pajisur me një hyrje të shkurtër dhe është ndarë në krerë.

Prof. asoc. dr. Nebi Bardhoshi