merita bruci kopertina, fund_page-0001

Franqisk Anton Santori. EMIRA. Rrugëtimi i tekstit letrar dhe botim kritik i dorëshkrimeve në arbërishte

Ky studim e drejton kërkimin mbi larminë e madhe të botimeve të EMIRA –s në qarkullim dhe mbi domosdoshmërinë e vënies së një rregulli në linjën e transmetimit të tekstit, mbi pistat e shqyrtimit dhe të përqasjes, drejt një analize të arsyetuar të degëve që do të përbënin pemën e transmetimit të tekstit të dramës në fjalë. Në sitën e analizës kalojnë: dëshmia më e plotë deri më sot, dëshmia më e hershme deri më sot si edhe dëshmi të tjera bija në kërkim të dëshmisë më të denjë për besim deri më sot.
Ky studim na bën të njohur gjithashtu ekzistencën e dorëshkrimeve të dramës në tri variante, vendndodhjen, përshkrimin; trajton çështjet e alfabeteve të përdorura nga Santori në to, përshkrimin e inventarit të fonemave, çështje të veçanta të grafisë së teksteve si dhe kriteret e botimit.
Studimi në fjalë përmban transkriptimet e teksteve: në anën e majtë imazhi i dorëshkrimit dhe në anën përbri teksti gjegjës i tejshkruar, pajisur me aparatin kritik, në respekt të zgjedhjeve e vullnetit të autorit.

Autori: Përgatiti për botim Merita Bruci
Publikoi: Botimet Albanologjike
Nr. i faqeve: 602
Gjuha: Shqip
Viti botimit: 2018