fortificazioni

FORTIFICAZIONI E SOCIETÀ NEL MEDITERRANEO OCCIDENTALE. ALBANIA E GRECIA SETTENTRIONALE

Autori: Grup autorësh
Publikoi: Universiteti i Catanias
Nr. i faqeve: 432
Gjuha: Italisht
Viti i botimit: 2020

Gjatë vitit 2020, dolën nga shtypi Aktet e Konferencës Ndërkombëtare “Fortificazioni e società nel Mediterraneo occidentale. Albania e Grecia settentrionale”, nën kujdesin e Luigi M. Caliò, Gian Michele Gerogiannis, Maria Kopsacheili. Editore: Quasar, 2020; ISBN 8854910198, 9788854910195, 432 faqe.
Konferenca ndërkombëtare u organizua nga Universiteti i Catanias, Politekniku i Barit dhe nga Universiteti i Manchesterit dhe u mbajt gjatë datave 14-16 shkurt 2019, në Catania dhe Siracusa (Itali).
Në aktet e kësaj veprimtarie të rëndësishme mbi fortifikimet dhe shoqërinë në Mesdheun perëndimor: Shqipëria dhe Greqia veriore, Instituti i Arkeologjisë dhe kolegë të tjerë që studiojnë probleme që lidhen me tematikën e konferencës dhanë kontributin e tyre duke sjellë të dhëna me rëndësi për Ilirinë. Kështu studiuesit shqiptarë u paraqitën me kontribute si:
– Saimir Shpuza, From tribal territory to the chôra of a city. Urban and rural fortifications in the region of the Labeates (Illyria);
– Eduard Shehi, Review of the ancient and late antique fortifications of Epidamons-Dyrrachion;
– Roberto Perna, Luan Përzhita, Recenti indagini presso la fortezza di Palokastra ;
– Julian Bogdani, Fortifications in Chaonia, Some remarks on fonction and masonry style ;
– Kledian Cipa, The fortified settelment of Borshi and its rôle in Chaonia fortification system ;
– Etnor Canaj, Le muro di Klos in Illiria Meridionale : un nuovo contributo sulla loro datazione.
Këto kontribute hedhin dritë mbi kërkimet e reja në qendra të caktuara të territorit tonë, si përsa u takon fortifikimeve, ashtu edhe dinamikës së vendbanimeve dhe të shoqërisë në periudha të ndryshme në territorin Ilir.
 
Prof. dr. Luan Përzhita