antropologji-e-kanunit

Antropologji e Kanunit (botimi dytë)

Autori: Nebi Bardhoshi
Publikoi:
Pika pa sipërfaqe
Nr. i faqeve: 
338
Gjuha: 
Shqip
Viti botimit: 
2016

Antropologjia e Kanunit, me autor Nebi Bardhoshin, paraqet dhe problematizon debatin teorik në dijet sociale, kryesisht në antropologjinë e së drejtës.Duke u fokusuar te kanuni, e drejta zakonore, autori shqyrton raportet pushtet-dije në mendimin antropologjik, përthyerjen e këtij raporti në jetën e përditshme, kushtin e pluralizmit ligjor, regjimet hierarkike mes rendeve të ndryshme ligjore, duke vënë në qendër raportet komplekse mes të drejtës kanunore dhe asaj shtetërore. Gjakmarrja, martesa dhe prona, janë tri çështjet rreth të cilave lëvrohet teza e liminalitetit dhe e liminalizimit të kulturës prej shtetërores. Libri mbyllet me ftesën për të parë se si shtetërorja moderne përdor kulturën apo aspekte të saj, për të klasi­kuar njeriun si jo-krejt-njeri dhe se si, ajo i jep për atribut vetvetes, shndërrimin e jo-krejt-njeriut në, më në fund, njeri.