Aurel PLASARI: Ka lindur në Tiranë, ku ka kryer edhe shkallët e arsimimit dhe kualifikimit: studimet universitare në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë (UT) 1989; kualifikim pasuniversitar në Universidad de Alcalà (UAH) Madrid 1991; gradë “Doktor në Letërsinë e Krahasuar” 1994; titull “Profesor i asociuar” 1995; bursë studimi-kualifikimi TEMPUS / PHARE, Programme: Transeuropéen de Coopération pour l’Enseignement Supérieure, 1 shtator 1995 – 31 gusht 1996; titull “Profesor” 2011.
BACKGROUND PROFESIONAL: Pedagog i jashtëm, Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë (UT) 1990-1992; zv.dekan, pedagog me kohë të plotë (titullar lënde), Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë (UT) 1992-1995; lektor i ftuar në Institut des Langues et Civilisations Orientales (INALCO), Paris 1995-1996; pedagog me kohë të plotë (titullar lënde), Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë (UT) 1996-1998; drejtor i Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë 1998-2014; drejtor i Qendrës së Enciklopedisë Shqiptare, ASA 2014 dhe në vijim.
DETYRA PARALELE: Anëtar i Këshillit Shkencor të Muzeut Historik Kombëtar 2008-2013; Anëtar i Komitetit Ndërministror të 100-vjetorit të Pavarësisë 2011-2012; Anëtar i Këshillit të Lartë të Arkivave 1998-2005; Drejtor nderi i Institutit të Studimeve Shqiptare “Gjergj Fishta” 1999-2005; Kryeredaktor i revistës kulturore “Hylli i Dritës” 1993-1997; Nënkryetar i Komisionit Kombëtar të UNESCO-s 1993-1995.
AUTORËSI NË PROGRAME / LËNDË MËSIMDHËNIEJE: Bashkautor i programit të studimeve për Masterin e Nivelit të Dytë në degën “Shkencë e Bibliotekave” 2009-2010; Lënda: Hyrje në albanologji, Master i Nivelit të Dytë në degën “Shkencë e Bibliotekave” 2009-2010; Lënda: Estetikë, Niveli i Parë Pasuniversitar, 1997-1999; Lënda: Estetikë, 1) Histori e mendimit estetik, 2) Bazat e estetikës, 1993-1995, 1996-2003; Lënda: Hyrje në narratologji 1996-1999; Lënda: Théorie et pratique de la traduction 1995-1996; Kurs special: Teori e receptimit 1994-1995; Kurs special: Shkolla formaliste ruse, 1994-1995; Kurs special: Histori kritike e letërsisë shqipe 1990-1992; Kurs special: Teoritë e realizmit dhe realizmi magjik, Instituti i Lartë Pedagogjik, Elbasan, 1990-1991.
UDHËHEQJE PUNIMESH DOKTORATURE: Disa (UT).
KONTRIBUTE NË PROJEKTE NDËRKOMBËTARE – Partner në Projektin “WORD DIGITAL LIBRARY” 2010-2014; Partner në projektin “EUROPEANA” 2008-2014; Bashkëthemelues i Konferencës Kombëtare të Bibliotekonomisë, Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë, Biblioteka Kombëtare dhe Universitare e Kosovës 2005-2014; Partner në projektin “Archivio Digitale Arbëresh” 2005- 2007; Partner në projektin INTERREG III B CADSES “ROME PROJECT” (Roman, ancient Greek and Amber routes) 2005-2007; Partner në projektin “Promozione e sviluppo di modelli innovativi di cooperazione tra biblioteche e centri di documentazione Italo-Albanesi “BiblioDoc-Inn”, 200-2006;
Organizator i kolokuiumit ndërkombëtar “Pesë shekuj Arbëri-Venedik 2003; Bashkorganizator i kolokuiumit ndërkombëtar “Les bibliothèques à la Société de l’Information et des Technologies Nouvelles” 2002; Partner në projektin “Tempus Phare Joint European Project”, European Commission: “Library restructuring: administrative and Technological reform in the University Libraries in Albania”, ALBANET 1999-2001; Bashkorganizator i simpoziumit ndërkombëtar “Voskopoja dhe tradita e saj kulturore” (“Les Journées Européennes du Patrimoine”) 1998; Organizator i kolokuiumit ndërkombëtar “Shqipëria në hartografinë venedike” 1998. Etj
BOTIME TË FUSHAVE TË ALBANOLOGJISË: Shqipëria dhe shqiptarët në Europën e Piut II, Tiranë 2014; Arbëria në hartat e vjetra të Bibliotekës Kombëtare (shekujt XVI-XVIII), Album hartografik, Tiranë 2013 (nën kujdesin e); Skënderbeu: Një histori politike, Tiranë 2010; Alfabete në bibliotekë, Tiranë 2008; Fenomeni Voskopojë, Tiranë 2000; Fishta i dashuruari: Një aventurë e kritikës, Tiranë 1996; Kuteli midis të gjallëve e të vdekurve, Tiranë 1995; Don Kishoti zbret në Shqipëri dhe ese te tjera të letërsisë së krahasuar, Tiranë 1990. Etj.
KUMTESA DHE LIGJËRATA TË FUSHAVE TË ALBANOLOGJISË: në Itali, Poloni, Bullgari, Rumani, Mal i Zi, Kosovë, Austri, Zvicër, Spanjë, ShBA etj.
VEPRIMTARI EDITORIALE: Themelues dhe drejtues i revistës “BIBLIOTHECAE”, e para revistë në Shqipëri e “Shkencës së bibliotekave”, 2000-2014.
VLERËSIME PËR VEPRIMTARI KULTURORE-SHKENCORE: Çmimi “Libri Studimor i Vitit”, për librin “Shqipëria dhe shqiptarët në Europën e Piut II”, Akademia KULT 2016; Urdhri “NDERI I KOMBIT” 2014; MEDALJE E MIRËNJOHJES E 100-VJETORIT TË PAVARËSISË nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë 2012; DIPLOMË MIRËNJOHJEJE nga Biblioteka Kombëtare dhe Universitare e Kosovës, 2009; ORDINE AL MERITO DELLA REPUBBLICA ITALIANA 2007; BEST PRACTICE AWARD from International Junior Chamber 2004. Etj.
TË DHËNA PLOTËSUESE PËR VEPRIMTARI TË TJERA: Fjalor enciklopedik shqiptar, v. III, Tiranë 2009; Gazetarë dhe publicistë shqiptarë: Fjalor enciklopedik, Tiranë 2005; Gj..ZHEJI & N. XHAFKA, Fjalor enciklopedik letrar, Tiranë 2001; Robert ELSIE, Historical Dictionary of Albania, New Edition, The Scarecrow Pres, Inc., Lanham, Maryland & Oxford 2004; Hasan HASANI, Leksikon i shkrimtarëve shqiptarë, Prishtinë 1995. Etj
Prof. dr. Xhevat Lloshi
Prof. dr. Emil Lafe
Prof. dr. Muharrem Dezhgiu
2014 në vijim: Prof. dr. Aurel Plasari