ARTAN HOXHA_COVER PRINT-03

Tharja e Kënetës së Maliqit dhe ndërtimi i regjimit komunist në Shqipëri

Autori: Artan Hoxha
Publikoi: Onufri
Nr. i faqeve: 302
Gjuha: Shqip
Viti i botimit: 2021

Qytetërimi nis nga përpjekja e njeriut me natyrën. Në luftën për ta nënshtruar atë, njerëzit kanë organizuar forma të sofistikuara pushteti dhe hierarkish dhe kanë aplikuar teknologji qeverisjeje që i kanë lejuar strukturave të shtetit të drejtojnë më me efikasitet projektet infrastrukturore, dhe bashkë me to edhe shoqërinë. Ky proces vihet re edhe në tharjen e kënetës së Maliqit në vitet 1946-1953. Këtu, komunistët zbatuan procesin paralel të shkatërrimit dhe ndërtimit. Teksa kërkonin të triumfonin mbi natyrën, strukturat e PKSh/PPSh-së luftuan edhe armiqtë e tyre, të vërtetë ose të përfytyruar. Jo shumë ndryshe nga homologët e tyre në pjesën tjetër të Europës Lindore, komunistët shqiptarë jetonin në një univers të mbushur me forca të errëta që ishin gati për të rrënuar utopinë e profetizuar nga Marksi. Në këtë proces të mbushur me ekzekutime, ndëshkime, djersë dhe uri, pushtetarët e rinj shqiptarë krijuan hapësira për segmente të gjera shoqërore që deri atëherë kishin qenë të margjinalizuara. Ndërtimi i kapitalit njerëzor nënkuptonte perfeksionimin e teknologjive të qeverisjes dhe zgjerimin e bazës shoqërore të regjimit”. Artan Hoxha është autor edhe i monografive “Kisha Ortodokse nën komunizëm: KOASh-i dhe regjimi diktatorial shqiptar, 1945-1967” dhe “Një vështrim historik mbi zhvillimin e filantropisë në Shqipëri.