sf 1 2018

STUDIME FILOLOGJIKE 1-2, 2018

Autori: Grup autorësh
Publikoi: Botimet Albanologjike
Nr. i faqeve: 332
Gjuha: Shqip
Viti i botimit: 2018

Në numrat e revistës të vitit 2018 ka pasur përgjithësisht prurje të reja e cilësore. Në këta numra bien në sy bashkëpunime të shumta me studiues të njohur të institucioneve shkencore jashtë vendit si dhe të universiteteve të rretheve. Gjithashtu vihet re që krahas emrave të studiuesve me përvojë të gjatë shkencore ka kontribute edhe të studiuesve të rinj që janë në fillimet e punës së tyre studimore. Fushat që trajtohen në këta numra janë të larmishme, si: çështje të historisë së letërsisë shqipe, ndër të cilat theksojmë disa artikuj që lidhen me Vitin jubilar të Skënderbeut në numrin 3-4 2018, probleme të filologjisë së teksteve të vjetra shqipe dhe arbëreshe, çështje të etimologjisë shqipe, probleme të marrëdhënieve gjuhësore me gjuhët e tjera, probleme të fonetikës lidhur me çështje teorike të kufijve të rrokjes, çështje të fonetikës dialektore, probleme të gramatikës, të leksikut, frazeologjisë, të gjuhësisë së zbatuar me fokus dygjuhësinë, etj.
Për një përfytyrim më të qartë të përmbajtjes së lëndës së revistës po japim pasqyrën e lëndës së numrit të parë.