cuneus-prophetarum-ceta-e-profeteve

Pjetër Bogdani Cuneus Prophetarum

Autori: Botim kritik përgatitur nga Anila Omari (Botim i dytë)
Publikoi: Akademia e Shkencave e Shqipërisë
Nr. i faqeve: 950
Gjuha: Shqip
Viti i botimit: 2015

Vepra e Pjetër Bogdanit zë një vend të veçantë midis veprave të autorëve tanë të shekujve XVI – XVII si nga shkalla e përpunimit gjuhësor ashtu edhe nga përmbajtja e larmishme dhe nga karakteri kryesisht origjinal i saj. Ajo është mbajtur, me të drejtë, si e para vepër origjinale, që shënoi fillimet e prozës letrare shqipe dhe që luajti rol parësor edhe në formimin e prozës shkencore shqipe. Botimi kritik i kësaj vepre është realizuar sipas parimeve të filologjisë tekstuale, me qëllim paraqitjen e tekstit të veprës në alfabetin e sotëm për lehtësim të leximit dhe njëkohësisht duke ruajtur veçoritë e gjuhës së autorit si përfaqësuese e shqipes veriore të shekullit XVII. Botimi i dytë është rishikuar mbas përpunimit të konkordancës elektronike të lematizuar të tekstit, e cila ndihmon në përmirësimin e koherencës së tekstit kritik dhe në evidentimin dhe ndreqjen e gabimeve të shpëtuara nga botimi i parë. Nga ana tjetër, studimet e mëtejshme dhe mundësitë e reja të informacionit kanë mundësuar edhe plotësime në studimin introduktiv të botimit kritik dhe në vetë aparatin kritik.