ndamja

NDAMJA KRAHINORE

Autori: Rrok Zojzi
Publikoi: Botimet Albanologjike
Nr. i faqeve: 142
Gjuha: Shqip
Viti i botimit: 2020

Ndamja krahinore e popullit shqiptar (1962) ka qenë një artikull i botuar në numrin e parë të përmbledhësit “Etnografia shqiptare”. Ky artikull është ndër më të cituarit dhe, ndoshta nuk e teprojmë të themi, arritja kryesore e Rrok Zojzit. Arritja më e madhe konsiston sa në faktin se artikulli ka vendosur në vëmendje një kategori historike, siç është “krahina etnografike”, njëherazi si kategori “analitike” për studimet etnografike shqiptare. As fisi e as kombi, por një njësi në mes. Këtu autori ndërthur më mirë se kudo tjetër dijet e tij në antropo-gjeografi apo në traditën gjermanike të rrathëve kulturorë, por tashmë duke e aplikuar në Shqipëri. Zojzi, me shumë kujdes, kërkon që ky tekst të lihet i hapur, pra jo si një projekt i përmbyllur. Kthimi i këtij artikulli në monografi ka qenë një punë pa shumë vështirësi, pasi në të vërtetë ky projekt ka qenë që në krye të herës si i tillë, pavarësisht se ishte paraqitur për lexuesin si artikull i zgjeruar.

Prof. asoc. dr. Nebi Bardhoshi