kopertina_Page_1

Kode zakonore në dramaturgjinë shqipe

Autori: Anxhela Çikopano
Publikoi: Morava
Nr. i faqeve: 254
Gjuha: Shqip
Viti i botimit: 2020

Në hyrjen e librit autorja sjell lidhjen e natyrshme mes kodeve zakonore, mënyrës së jetesës që përcaktojnë ato dhe teatrit. Ajo hulumton më konkretisht si dhe pse janë përdorur kode të caktuara zakonore në disa drama shqipe. Në këtë kërkim hasim plot surpriza, si një interpretim me këndvështrim krejt të ri mbi “Besën” e Sami Frashërit bazuar në rrethanat historiko-politike kur autori shkroi veprën, “Emirën” e Françesk Santorit dhe ruajtjen e kodeve zakonore në asimilimin e butë të arbëresheve, “Judën Makabé” të Fishtës, që është një vepër shumë e fortë dramaturgjike deri më sot e paanalizuar në thellësinë e saj, por që sjell surpriza historike. Me një qasje të freskët Çikopanoi hyn thellësisht dramaturgjisë së agjit-propagandës të rendit komunist, duke vënë përballë dy drama të mirënjohura, “Toka jonë” e Kolë Jakovës dhe “Cuca e maleve” e Loni Papës, në kërkim të së vërtetës që fshihet pas tyre dhe të abuzimit që është bërë me kodet zakonore. Për ta mbyllur analizon edhe dy drama të epokës moderne, “Lojën e mbasdrekës” të Martin Camajt dhe “Allegretto Albania” të Stefan Çapalikut, duke i vënë përballë njëra-tjetrës, për të na dhënë të kuptojmë përmes dramaturgjisë se si mund të ishin zhdukur ligjet zakonore në Shqipëri dhe ç’ndodhi realisht me to. Një libër që ndërsa udhëton nga vepra në vepër sjell edhe panoramën historike e kulturore të shkrimit të dramaturgjisë shqiptare, po edhe një vështrim antropologjik mbi shoqërinë tonë dhe zhvillimin e saj kulturor.