Image (639)

Dokumente diplomatike italiane për historinë e shqiptarëve (1912)

Autori: Përgatiti për botim Paulin Marku
Publikoi: Botimet Albanologjike
Nr. i faqeve: 413
Gjuha: Shqip
Viti botimit: 2019

Dokumentet diplomatike italiane për historinë e shqiptarëve që po i paraqesim lexuesit janë të Arkivit Historik Diplomatik të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Italisë. Në këtë vëllim të parë (janar-qershor 1912) janë përzgjedhur, përkthyer dhe përgatitur për botim, telegrame, relacione dhe informacione të ndryshme të diplomatëve italianë, në të cilat evidentohet qartë këndvështrimi dhe roli që pati Italia në çështjen shqiptare gjatë vitit 1912.

Këto dokumente hedhin dritë mbi një nga periudhat më të rëndësishme të historisë sonë kombëtare, atë të pragut të Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.