TOMORR PLANGARICA KOPERTINA.cdr

Aspekte të gjuhësisë së zbatuar 2

Autori: Tomorr Plangarica
Publikoi: Botimet Albanologjike
Nr. i faqeve: 321
Gjuha: Shqip
Viti i botimit: 2018

Përmbledhje me studime për rolin e dijeve të përftuara aktualisht nga Shkencat e Ligjërimit, të cilat e kanë zgjeruar hapësirën e shqyrtimit të dukurive gjuhësore: prej mënyrës së trajtimit mirëfilli sintaksore të shkollës çomskiane (të flasësh, do të thotë të ndërtosh ose identifikosh fraza të formësuara në përputhje me rregullat e gjuhës), në studimin e aspekteve semantike (të flasësh, do të thotë të përdorësh gjuhën në mënyrë të përshtatur me kontekstin, bashkëfolësin dhe qëllimet e ligjërimit).

Në pjesën e parë “Gjuha shqipe në shkollë” përfshihen studime që shqyrtojnë marrëdhëniet që përvijohen mes gjuhësisë e studimeve letrare, nga njëra anë e, nga ana tjetër, të lidhjes së këtyre dijeve me dijet e transpozuara/didaktizuara të didaktikës së gjuhëve, lidhje që përftohet edhe përmes përqendrimit të tyre rreth koncepteve si thënia, diskursi a teksti (letrar).

Në pjesën e dytë “Gjuha shqipe në laboratorin e studiuesit” përfshihen studime e shqyrtime për dukuri të ndryshme gjuhësore që janë aktualisht objekt shqyrtimi i shkencave të ligjërimit, shkrime për vepra gjuhësore e kontribute të rëndësishme gjuhëtarësh shqiptarë.

Ky botim u drejtohet specialistëve të shkencave të ligjërimit, mësuesve të gjuhës e letërsisë, studentëve që studiojnë gjuhën dhe letërsinë, por edhe një lexuesi më të gjerë, të interesuar e dashamir i gjuhës.