101

101 profile biografike. Nga Kosova për Kosovën

Autori: Marenglen Verli
Publikoi: Akademia e Shkencave e Shqipërisë
Nr. i faqeve: 1198
Gjuha: Shqip
Viti i botimit: 2017

Në vëllimin  “101 – Profile biografike nga Kosova për Kosovën”,  profilizohen  përmes të dhënave  arkivore, bibliografike,  kujtimeve e fotografive, herë deri diku të plota, herë  në mënyrë  fragmentare portretet politike, sociale etj.,  të dhjetëra  emrave  të njohur, pak të njohur ose të panjohur, shumë  nga të  cilët  personalitete të fushave të ndryshme e luftëtarë të shquar nga Kosova, ose që  punuan, kontribuuan e sakrifikuan për Kosovën.  Ndër risitë e botimit është evidentimi  i emrave  pak të njohur  dhe ndriçimi  me realizëm  e larg klisheve  bardh e zi i të gjithë atyre  që përmenden në këtë vëllim.