“Tirana nën kontrollin e pushtetit komunist – Tatimet, konfiskimet, internimet, rezistenca në fillimet e regjimit totalitar 1945-1949”. Dr. Gjon Boriçi (Instituti i Historisë-ASA) mban këtë ligjëratë më 23 nëntor 2022, ora 11.00, në Muzeun Historik Kombëtar, Salla “Unesco”.
Kjo temë diskutohet në kuadër të projektit “Tirana në sytë e Sigurimit të Shtetit”, i cili ka në fokus hedhjen dritë mbi historinë gjysmëshekullore të Tiranës kryeqytet në diktaturë, nëpërmjet studimit e hulumtimit në dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit dhe rindërtimin e një narrative të re.
Në panel janë studiuesit: Prof. dr: Nevila Nika, Prof. as. Sonila Boçi (Instituti i Historisë), Ma. Irida Vorpsi, nën drejtimin e Arben Tafajt.
Aktiviteti nis në orën 11:00 me fjalën e Dr. Gentiana Sulës, Kryetare e Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit. Më pas ligjëron Dr. Boriçi rreth 25 minuta dhe vijon me diskutime ndërmjet ligjëruesit dhe panelit të studiuesve dhe qytetarëve (40 minuta).
Ky takim organizohet nga Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit në bashkëpunim me Shoqatën “Tirana”, Institutin e Historisë pranë Akademisë së Studimeve Albanologjike, etj.