Me 11 qershor 2019, me rastin e 20-vjetorit të çlirimit të Kosovës, u organizua në Prishtinë konferenca shkencore ndërkombëtare me temë: “Kosova – rruga drejt lirisë”. Kjo konferencë u organizua nga Instituti i Historisë “Ali Hadri” në bashkëpunim me Institutin e Historisë pranë Akademisë së Studimeve Albanologjike – Tiranë dhe Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve – Shkup.
Konferencën e përshëndeti rektori i ASA-së, akademik prof. dr. Marenglen Verli. Ndërsa drejtori i Institutit të Historisë akad. prof. dr. Beqir Meta mbajti fjalën e mbylljes. Gjithashtu, nga studiuesit e ASA-së u mbajtën këto kumtesa:
Akad. prof. dr. Beqir Meta paraqiti kumtesën me titull: “Një vështrim krahasues mbi ndërlidhjen midis faktorëve ndërkombëtarë dhe efektivitetit të rezistencës së shqiptarëve të Kosovës në shekullin e fundit”.
Akad. prof. dr. Marenglen Verli paraqiti kumtesën me titull: “Çështja e Kosovës dhe stabiliteti i shtetit shqiptar gjatë shek. XX”.
Prof. dr. Hamit Kaba paraqiti kumtesën me titull: “Kosova dhe politika e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, 1998-2008”.
Prof. asoc. Afrim Krasniqi paraqiti kumtesën me titull: “Kosova në aktet zyrtare të shtetit shqiptar, 1991-2018”.