Departamenti i Historisë së Pavarësisë dhe Konsolidimit të Shtetit Shqiptar dhe ai i Historisë Bashkëkohore në Institutin e Historisë (ASA), organizojnë më datë 22 prill 2021, konferencën shkencore “100 VJET ZGJEDHJE NË SHQIPËRI: PRILL 1921-PRILL 2021”.
Në prill të vitit 1921 janë mbyllur zgjedhjet e para politike në Shqipëri dhe është mbledhur parlamenti i parë (Këshilli Kombëtar). Në 100 vjet, proceset zgjedhore janë zhvilluar në forma të ndryshme: konkurruese (1921-1923 dhe midis 1991-2019), si dhe formale/fiktive midis 1925-1990 me përjashtime të vogla në disa elementë në proceset parlamentare, e sidomos lokale (1925-1939) apo në zgjedhjet e para (1945). Lidhur me sistemin elektoral janë eksperimentuar sistemet me natyrë mazhoritare/proporcionale me dy shkallë (vitet ‘20-‘30), sistemi i pastër mazhoritar 1945-1991, sistemet miks 1992-2007 dhe sistemet me natyrë proporcionale 2008-2019, ashtu siç e drejta e votës apo administrimi i zgjedhjeve ka ndryshuar në secilën periudhë. Zgjedhjet tradicionalisht kanë qenë burim legjitimiteti ose delegjitimiteti, duke pasur ndikim direkt në stabilitetin e vendit dhe sistemin politik e qeverisës. Raporti qytetar me zgjedhjet, me votën dhe me konkurrencën politike qëndron në krye të listës së faktorëve që tipizojnë sistemet qeverisëse, nivelin e kulturës politike, të demokracisë dhe të shtetit të së drejtës.
Kjo tematikë është e mbuluar vetëm pjesërisht nga studimet historike. Sjellja e kontributeve të kumtuesve për secilën periudhë plotëson memorien historike, sjell një kontribut risi për Institutin dhe ndihmon sadopak edhe në diskutimin e tezave, që lidhen me zgjedhjet dhe përfaqësimin në Shqipëri.
Ftojmë të gjithë të interesuarit për të ndjekur konferencën dhe debatuar në mënyrë profesionale lidhur me eksperiencat dhe mësimet historike 100 vjeçare, të raportit të shoqërisë shqiptare me zgjedhjet dhe proceset zgjedhore. Konferenca do të zhvillohet online në dy panele paralele.
Më poshtë do të gjeni të dhënat për tu bërë pjesë të paneleve si dhe programin e konferencës.
Paneli i parë do të zhvillohet nëpërmjet platformës Skype. Linku për tu bërë pjesë e këtij paneli është: https://join.skype.com/LrAeLN3nzejB
Paneli i dytë do të zhvillohet nëpërmjet platformës ZOOM. Të dhënat për tu bërë pjesë e këtij paneli janë:
https://us02web.zoom.us/j/89007869874…
Meeting ID: 890 0786 9874
Passcode: 391754
Programin e plotë të konferencës e gjeni këtu.
Me rastin e 40 vjetorit të demonstratave të vitit 1981 Instituti Albanologjik i Prishtinës organizoi Konferencën Shkencore, “Pranvera shqiptare 1981 – kthesë në historinë kombëtare”, ku një ndër studiuesit e pranishëm ishte dhe dr. Hasan Bello me kumtesën “Qëndrimi i shtetit shqiptar ndaj demonstratave në Kosovë në vitin 1981”. Në këtë kumtesë ai evidentoi, duke u mbështetur në shtypin e kohës dhe dokumentacionin e pasur arkivor, rolin që Tirana zyrtare dhe Enver Hoxha mbajtën ndaj këtyre demonstratave; rëndësinë që ato patën si një pranverë shqiptare.
Prof. dr. Hamit Kaba prezanton monografinë “Nga Lufta në Paqe, Shqipëria dhe SHBA 1939-1946”. Për më tepër, ndiqni intervistën në vijim:
Prof. asoc. dr. Afrim Krasniqi prezanton botimin e tij më të fundit “Kriza e Ambasadave. Shqipëria në vitin 1990”. Për më tepër, ndiqni intervistën në vijim:
Dr. Sali Kadria ishte i ftuar në emisionin “Ora 7”, ku bëri një prezantim të monografisë së tij “Nacionalizmi shqiptar në vitet 1912-1924″. Për më tepër, ndiqni intervistën në vijim:
Në prill 2021 zhvillohen zgjedhjet parlamentare në Shqipëri. Në të njëjtin muaj më 1921 janë mbyllur zgjedhjet e para politike në Shqipëri dhe është mbledhur parlamenti i parë (Këshilli Kombëtar). Në 100 vjet proceset zgjedhore janë zhvilluar në forma të ndryshme: konkurruese 1921-1923 dhe midis 1991-2019), si dhe formale/fiktive midis 1925-1990 me përjashtime të vogla në disa elementë në proceset parlamentare e sidomos lokale (1925-1939) apo në zgjedhjet e para (1945). Lidhur me sistemin elektoral janë eksperimentuar sistemet me natyrë mazhoritare/proporcionale me dy shkallë (vitet ‘20-‘30), sistemi i pastër mazhoritar 1945-1991, sistemet miks 1992-2007 dhe sistemet me natyrë proporcionale 2008-2019, ashtu siç e drejta e votës apo administrimi i zgjedhjeve ka ndryshuar në secilën periudhë. Zgjedhjet tradicionalisht kanë qenë burim legjitimiteti ose delegjitimiteti, duke pasur ndikim direkt në stabilitetin e vendit dhe sistemin politik e qeverisës. Raporti qytetar me zgjedhjet, me votën dhe me konkurrencën politike qëndron në krye të listës së faktorëve që tipizojnë sistemet qeverisëse, nivelin e kulturës politike, të demokracisë dhe të shtetit të së drejtës.
Kjo tematikë është e mbuluar vetëm pjesërisht nga studimet historike. Sjellja e kontributeve për secilën periudhë plotëson memorien historike, sjell një kontribut risi për Institutin dhe ndihmon sadopak edhe në diskutimin e tezave që lidhen me zgjedhjet dhe përfaqësimin në Shqipëri.
Për të debatuar në mënyrë profesionale lidhur me eksperiencat dhe mësimet historike 100 vjeçare të raportit të shoqërisë shqiptare me zgjedhjet dhe proceset zgjedhore.
Departamentet e Historisë Bashkëkohore dhe i Pavarësisë dhe Konsolidimit të Shtetit Shqiptar në Institutin e Historisë (ASA) do të organizojnë një konferencë bazuar në këto problematika:
Konferenca do të zhvillohet në datën 22 prill 2021 (vendi ku do të mbahet konferenca do të njoftohet në vartësi ë situatës së pandemisë të shkaktuar nga virusi Covid-19)
Abstraktet me propozime nuk duhet të jenë më të gjata se 250-300 fjalë dhe duhet të dorëzohen jo më vonë se data 2 mars 2021 në adresën elektonike: konferenca.ih@asa.edu.al
Pjesëmarrësit fitues do të njoftohen brenda datës 9 mars 2021.
Punimet e përfunduara duhet të dorëzohen për botim deri më 30 qershor 2021.
Instituti i Historisë prezanton botimet e realizuara gjatë vitit 2020.
Më datë 26 nëntor 2020, në mjediset e Muzeut Historik Kombëtar u zhvillua takimi me temë “Perspektiva Historike dhe QKLL”. Takimi u zhvillua në kuadër të bashkëpunimit midis Akademisë së Studimeve Albanologjike dhe Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit.
Në këtë takim morën pjesë akad. prof. dr. Marenglen Verli, rektor i ASA-së, prof. dr. Hamit Kaba, prof. asoc. Sonila Boçi, prof. asoc. Ledia Dushku, studiues pranë Institutit të Historisë, dr. Dorian Koçi, drejtor i Muzeut Historik Kombëtar, si dhe znj. Alda Bardhyli, drejtoreshë e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit.
Disa nga problemet që u trajtuan në këtë takim ishin: diskutim i lirë mbi problemet aktuale të shpërndarjes dhe promovimit të librit historik, si mund të ndikojë rritja e kulturës së leximit në përhapjen e vlerave identitare që mbartin librat historik sidomos në brezin e ri, mundësia e krijimit të një çmimi për librin më të mirë albanologjik për kulturën shqiptare, mbështetja financiare e librit albanologjik përmes përkthimit dhe paraqitjes në panairet ndërkombëtare të librit, duke filluar nga botime fondamentale si Historia e Popullit Shqiptar (disa vëllime), Fjalori Enciklopedik Shqiptar (3 vëllime) etj.
Së fundi u diskutua edhe rreth organizimit të bashkëpunimit për hartimin një strategjie kombëtare në fushat e zhvillimit të studimeve albanologjike e posaçërisht të historisë.