Konferenca Shkencore

2019: Konferenca “Kultura e hershme e shkrimit shqip – nga perspektiva e leksikografisë historike”, organizuar nga Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë (ASA) dhe Instituti i Indogjermanistikës dhe i Albanologjisë, LMU Mynih, Buçimas.

2019: Konferenca shkencore ndërkombëtare me rastin e 200-vjetorit të lindjes së F. Santorit “Franqisk A. Santori dhe trashëgimia gjuhësore e letrare shqipe”, Tiranë.

2019: Konferenca shkencore ndërkombëtare, VIII “Zhvillimet në shkencat e ligjërimit dhe lënda e gjuhës dhe e letërsisë në arsimin parauniversitar”.

2018: Konferenca shkencore ndërkombëtare Pikësimi në gjuhën shqipe, Departamenti i gramatikës së sotme dhe historisë së gjuhës (30 kumtues nga brenda dhe jashtë vendit).

2018: Konferenca VII Ndërkombëtare “Kërkime gjuhësore”, me pjesëmarrës nga IGJL, nga të gjithë universitetet publike në Shqipëri dhe Kosovë.

2018: Konferenca “Studime letrare në proces: teza, projekte, ide dhe rezultate” IV, me pjesëmarrës nga IGJL dhe nga universitete në Shqipëri dhe Kosovë.

2018: Ditët e Albanologjisë – Paraqitje e 13 veprave.

2017: Tryeza e rrumbullakët “Variacioni sintaksor në të folmet e shqipes: tipare dhe treva”. Përgatitje për Atlasin e sintaksës dialektore të shqipes.

2017: Konferenca shkencore Letërsia shqipe mes qëllimores dhe estetikes.

2017: Konferenca Studime letrare në proces: teza, projekte, ide, rezultate, III.

2017: Konferenca Kërkime Gjuhësore e shkollës doktorale të Gjuhësisë, Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, QSA (sot ASA) VI.

2016: Konferenca shkencore ndërkombëtare Variacioni sintaksor në dialektet dhe të folmet e shqipes.

2016: Konferenca Studime letrare në proces: teza, projekte, ide, rezultate, II.

2016: Konferenca Kërkime Gjuhësore e shkollës doktorale të Gjuhësisë, Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, QSA (sot ASA) V.

2016:  Konferenca shkencore Dritëro Agolli në 85-vjetorin e lindjes.

2015: Konferenca shkencore: Polemikat letrare.

2015: Konferenca shkencore Kontributi i prof. Jorgji Gjinarit në studimet dialektologjike të shqipes.

2015: Konferenca Studime letrare në proces: teza, projekte, ide, rezultate, I.

2015: Konferenca Kërkime Gjuhësore e shkollës doktorale të Gjuhësisë, Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, QSA (sot ASA) IV.

2014: Konferenca shkencore organizuar prej Departamentit të Studimeve letrare, në bashkëpunim me studentët e shkollës doktorale  Për një histori antologjike të letërsisë shqipe (autorë pak ose aspak të njohur në programet dhe tekstet shkollore).

2014: Konferenca shkencore 50 vjet Studime filologjike.

2014: Konferenca Kërkime Gjuhësore e shkollës doktorale të Gjuhësisë, Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, QSA (sot ASA) III.

2013: Konferenca shkencore Spiro Floqi personalitet i gjuhësisë shqiptare”, me rastin e 30-vjetorit të vdekjes.

2013: Konferenca Kërkime Gjuhësore e shkollës doktorale të Gjuhësisë, Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, QSA (sot ASA) II.

2012: Konferenca shkencore ndërkombëtare Leximet e Iluminizmit në Evropën Lindore, në bashkëpunim me Qendrën e Studimeve UMR 8599, CNRS të Universitetit Sorbonne Paris IV.2012: Konferenca shkencore me temë Shtetformimi dhe personalitete të kulturës shqiptare.

2012: Konferenca Kërkime Gjuhësore e shkollës doktorale të Gjuhësisë, Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, QSA (sot ASA).

2011: Konferenca shkencore 100 vjet me Migjenin,  në bashkëpunim me Departamentin e Letërsisë të  Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë.

2010: Konferenca shkencore organizuar prej Departamentit të Studimeve letrare, në bashkëpunim me studentët e shkollës doktorale  Aurorë dhe periudha në një vështrim të ri.

2010: Konferenca Shkencore Ndërkombëtare Shqipja në etapën e sotme: Politikat e përmirësimit dhe të pasurimit të standardit, Durrës.

2010: Konferenca shkencore ndërkombëtare Martin Camaj në 85-vjetorin e lindjes.

2010: Konferenca shkencore mbarëkombëtare Martin Camaj në kulturën shqiptare (në 85-vjetorin e lindjes), Tiranë.

2009: Konferenca ndërkombëtare Gjendja dhe zhvillimi i terminologjisë shqipe.

2005: Konferenca shkencore ndërkombëtare Leksikografia shqipe, trashëgimi dhe perspektiva.

2003: Konferenca Jeronim de Rada – me rastin e 150vjetorit të vdekjes.

2003: Konferenca Ernest Koliqi – me rastin e 100vjetorit të lindjes.

2002: Konferenca shkencore ndërkombëtare Shqipja standarde dhe shoqëria shqiptare sot.

2001: Sesioni shkencor Zef Serembe.

2000: Konferenca shkencore Ndërkombëtare Naim Frashëri dhe kultura shqiptare.

1998: Konferenca shkencore Migjeni sot.

1996: Konferenca shkencore Letërsia si e tillë.

1992: Konferenca shkencore Faik Konica – personaliteti dhe vepra.

1992: Konferenca shkencore Gjuha letrare kombëtare dhe bota shqiptare sot.

IGJL – ja ka qenë bashkorganizatore në konferencat:

2019: Konferencën shkencore ndërkombëtare “Lasgush Poradeci në 120-vjetorin e lindjes”, Korçë.

2019: Konferencën shkencore ndërkombëtare “Studime për fjalën shqipe dhe leksikografia dialektore e shqipes”, Prishtinë.

2019: Konferencën shkencore ndërkombëtare, “Punëtorë të shquar të Albanologjisë”, Universiteti “A. Xhuvani” Elbasan

2018: Konferenca Shkencore Kombëtare “Zhvillime gjuhësore dhe letrare në periudhën e Pavarësisë”, organizuar nga Universiteti “Eqrem Çabej”, Gjirokastër, në bashkëpunim me Akademinë e Shkencave të Shqipërisë dhe Akademinë e Sudimeve Albanologjike.

2018: Konferenca Shkencore Ndërkombëtare “Bashkësia ballkano-egjiptiane dhe komunitetet etnokulturore në Shqipëri”, organizuar nga Departamenti i gjuhësisë në UE “A. Xhuvani”, në bashkëpunim me Akademinë e Studimeve Albanologjike dhe Universitetin Euro-Balkan në Shkup.

2017: Konferenca Kontributi i Prof. Rexhep Qoses në kulturën shqiptare, në bashkëpunim me Universitetin “Eqrem Çabej” Gjirokastër, “Università di Palermo”, Itali, Università di Calabria, Itali dhe Institutin Italian të Kulturës.

2012: Konferencë kushtuar Kolec Topallit, në bashkëpunim me Universitetin e Gjirokastrës.

2012: Konferencë kushtuar Kostaq Cipos, në bashkëpunim me Universitetin e Elbasanit.

2012: Konferenca shkencore Petro Marko, shkrimtari në tri kohë, në bashkëpunim me Universitetin e Vlorës.

2012: Konferenca shkencore Lef Nosi – figurë qendrore e historisë dhe e kulturës shqiptare, në bashkëpunim me Universitetin “Aleksandër Xhuvani” të Elbasanit.

2009: Konferenca shkencore Kongres kombëtar – shkollë kombëtare, në bashkëpunim me Universitetin “Aleksandër Xhuvani” të Elbasanit.

1996: Seminari XVIII Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe kulturën shqiptare  në bashkëpunim me Fakultetin Filologjik të Universitetit të Prishtinës.

1995: Seminari XVII Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe kulturën shqiptare  në bashkëpunim me Fakultetin Filologjik të Universitetit të Prishtinës.

2024 © Institutet dhe qendrat e Albanologjisë. TË GJITHA TË DREJTAT TË REZERVUARA. POWERED BY WEBART.AL