2015 e në vazhdim: Projekti COST Action ISO1406, “Përmirësimi i aftësive gjuhësore të fëmijëve në kontekste arsimore dhe klinike” në bashkëpunim me Universitetin e Newcastle-upon-Tyne. Drejtues kërkimor e shkencor për shqipen: prof. as. Enkeleida Kapia.
2015 e në vazhdim: Projekt me Universitetin Ludwig Maksimilian për një studim mbi perceptimin e gjuhës në të cilin përfshihet dhe shqipja. Drejtues kërkimor e shkencor për shqipen: prof. as. Enkeleida Kapia.
2014 e në vazhdim: Projekt i Institutit të Gjuhësisë e të Letërsisë për krijimin e bazës së të dhënave të shqipes, me synimin që brenda disa vitesh (projekt afatmesëm) të krijohet një bazë të dhënash me mbi 100.000.000 njësi.
2015-2016: Projekti për hartimin e Fjalorit të vogël serbisht – shqip / shqip – serbisht. OSCE, High Commissioner on National Minorities 2016. Koordinatore: Nataša Bošković. Hartues: Milan Ajdžanović, Adelina Çerpja, Anila Kananaj, Gordana Štrbac. Redaktore shkencore: Anila Omari.
2009 – 2014: Projekti i kompjuterizimit të Kartotekës së gjuhës shqipe, Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë.
2012 – 2013: Projekti Evolution of Semantic Systems – People, Max Planck Institute for Psycholinguistics. (Enkeleida Kapia, Anila Kananaj – në bashkautorësi)
2011 – 2013: Projekti Language Impairment in a Multilingual Society: Linguistic Patterns and the Road to Assessment, COST Action IS0804 (Enkeleida Kapia, Anila Kananaj – në bashkautorësi).
2012: Projekti i realizimit në formatin elektronik dhe me shqiptim i Fjalorit të gjuhës shqipe, 2006.
2004-2011: Projekti Gjuha shqipe dhe kompjuteri, organizata Qendra për Edukim dhe Përparim, Prishtinë. Drejtues projekti: Lulëzim Shishani. Bashkëpunëtorë: A. Çerpja në bashkautorësi. Janë realizuar softuerët:
Programi për drejtshkrimin e gjuhës shqipe AS 2.0.
Programi për përvetësimin e gjuhës shqipe Kulla e shqipes.
Fjalor i termave të informatikës (përdorim në ueb).
Lokalizimi i Office 14, Office 2007, Office 2003 në gjuhën shqipe.
Lokalizimi i Windows 7, Windows Vista, Windows XP në gjuhën shqipe.
2006: Projekt i financuar nga PPKZH, Fjalori i Gjuhës Shqipe (me 48.000 fjalë dhe 5.000 njësi frazeologjike), autorë: prof. dr. Jani Thomai, prof. dr. Miço Samara, prof. dr. Hajri Shehu, prof. dr. Thanas Feka, prof. as. Pavli Haxhillazi, prof. dr. Valter Memisha, ma. Artan Goga.
2004: Projekt i financuar nga PPKZH, Fjalori Sinonimik i Gjuhës Shqipe, autorë: prof. dr. Jani Thomai, prof. dr. Miço Samara, prof. dr. Hajri Shehu, prof. dr. Thanas Feka.
2014 – 2017: Projekti Evolution of Semantic Systems – People, Max Planck Institute for Psycholinguistics. (Enkeleida Kapia – në bashkautorësi).