Dr. Anxhela Çikopano

jjjj

Shkarko CV

Dr. Anxhela Hoxha Çikopano është kërkuese shkencore për teatrin pranë Departamentit të Studimit të Artit në Institutin e Antropologjisë Kulturore dhe Studimit të Artit, Akademia e Studimeve Albanologjike, Tiranë.

E diplomuar në vitin 2002 si regjisore në Akademinë e Arteve të Bukura në Tiranë (sot Universiteti i Arteve), Çikopano shfaq që në shkollë interesin në disa fusha përveç teatrit, duke punuar për disa vjet me kinematografinë, televizionin, krijimtarinë në komunikim (krijuese në fushën e marketingut), përkthime letrare e artistike, pa u ndarë as edhe një çast nga pasioni për teatrin, të cilin e ndiqte dhe kontribuonte me shkrime kritike. Që prej vitit 2018, është pjesë e Universitetit të Arteve si pedagoge e jashtme, përgjegjëse për lëndën e Historisë së Kinematografisë pranë Fakultetit të Artit Skenik.

Në vitin 2020 mbron titullin “Doktor i Shkencave” pranë  Institutit të Antropologjisë Kulturore dhe Studimit të

Artit, Akademia e Studimeve Albanologjike në Shkenca Etnologjike dhe Folklor, me një punim mes antropologjisë kulturore e hulumtimit të kodeve zakonore në kanune dhe historisë së dramaturgjisë shqipe, duke zhbiruar mënyrën e përdorimit të këtyre kodeve në materialin skenik, përballë një publiku që ndryshonte në varësi të dinamikave historike, politike, sociale e kulturore. Në prill të vitit 2021 fillon si kërkuese shkencore për teatrin pranë Departamentit të Studimeve të Artit në Institutin e Antropologjisë Kulturore dhe Studimit të Artit, pjesë e Akademisë së Studimeve Albanologjike.

Aktualisht kërkimet shkencore të Dr. Anxhela Hoxha Çikopano janë të orientuara në dramaturgjinë dhe teatrin e viteve 1945-1990, veçanërisht në dramaturgjinë e shpallur si revizioniste dhe të kontekstit kohor në të cilin u shpall si e tillë.

2024 © Institutet dhe qendrat e Albanologjisë. TË GJITHA TË DREJTAT TË REZERVUARA. POWERED BY WEBART.AL